Ura për tek EsteriSample

Ester 2:19-23
Kur vajzat u mblodhën herën e dytë, Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit.
Esteri, sipas urdhrit që Mardokeu i kishte dhënë, nuk kishte treguar asgjë as për vendin e prejardhjes së saj, as për popullin e saj. Në të vërtetë Esteri zbatonte urdhrat e Mardokeut, ashtu si në kohën kur ishte nën kujdestarinë e tij.
Mardokeu zbulon një komplotkundër mbretit
Në ato ditë, ndërsa Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy eunukë të mbretit dhe rojtarë të pragut, u zemëruan dhe kërkuan të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
I njoftuar për këtë gjë, Mardokeu lajmëroi mbretëreshën Ester, dhe Esteri informoi mbretin në emër të Mardokeut.
U bënë hetime dhe u provua se gjëja ishte e vërtetë; të dy eunukët u varën në trekëmbësh; pastaj kjo ngjarje u regjistrua në Librin e Kronikave, në prani të mbretit.
Besnik në gjërat e vogla
Jo të gjithë mund të bëhen truprojë e mbretit ose e presidentit. Nëse aplikoni për atë punë, duhet të dini që policia do të shqyrtojë të kaluarën tuaj dhe do të sigurohet që jeni të besueshëm.
Po sikur një kontroll i të kaluarës suaj të zbulojë që keni vjedhur diçka nga një dyqan kur keni qenë dhjetë vjeç? Po sikur të zbulojë që keni gënjyer një polic, i cili ju ndaloi ndërsa po i jepnit biçikletës apo po ngisnit makinën? Ose të mësojnë që keni humbur punën tuaj si shpërndarës gazetash, sepse nuk e mbajtët premtimin tuaj për ta bërë atë në kohë?
Shpesh mendojmë që gjëra kaq të vogla nuk kanë vlerë, por e vërteta është që kanë. Zoti Jezus mësoi: “Kush është besnik në të voglat, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të voglat, është i padrejtë edhe në të mëdhatë” (Lu. 16:10). Kur jeni të rinj, Perëndia ju jep detyra të vogla në të cilat të jeni besnikë, si për shembull: punët e përditshme në shtëpinë tuaj, detyrat në shkollë apo shpërndarja e gazetave. Nëna juaj mund t’ju japë para apo kartën e saj të kreditit, në mënyrë që të bëni pazarin. A do të blini vetëm ato që ju ka kërkuar ajo? Nëse nuk mund t’ju besohet në këto gjëra të vogla, atëherë si mund t’ju besohet në gjëra më të mëdha? A do t’jua besojë një president jetën e tij, që të jeni ju ai që ta ruani dhe ta mbroni, kur dihet që nuk mund të mbani një sekret? A do t’ju lejojë një dyqan të merreni me paratë, nëse e dinë që nuk jeni i ndershëm?
Po sikur të ketë ndodhur që të jeni treguar të pandershëm tashmë? Mund të bëni shumë gjëra për të rifituar besueshmërinë, duke i rrëfyer mëkatet tuaja përpara se të jetë vonë e ato të jenë zbuluar. Shkoni e rrëfejuni njerëzve prej të cilëve keni vjedhur apo i keni gënjyer. Ndërsa u rrëfeheni atyre (natyrisht, edhe Perëndisë), ju u tregoni që jeni të ndershëm në lidhje me dështimet tuaja. Rënia në mëkat është gjë e keqe, por ta fshehësh atë dhe të mos e rrëfesh, në mënyrë që të largohesh nga ligësia, është akoma më e keqe.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Acts 15:1-21 | Discerning God's Will

EquipHer Vol. 21: "Transforming Pain Into a Powerful Passion"

From Hiding to Healing: Trade Unworthiness for God's Love and Break Shame's Power Over You

Sassy, Sacred & Still Jesus

Kids Bible Experience | the Book of Revelation

Pursue, Overtake & Recover All

Disciple to Faith

When God Turns It Around: Hope for Hard Times

Bible for Children
