Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

B.E.K.O.J.Shembull

B.E.K.O.J.

DITA 5 NGA 6

Ndonjëherë e bëjmë të komplikuar misionin e Zotit. Mendojmë se duhet të bëjmë gjëra të mëdha, të shkojmë larg ose të arrijmë turma njerëzish. Por Jezusi na mëson se misioni fillon thjesht: duke u shërbyer atyre që kemi përpara nesh.

O – Ofroj shërbimin ndaj dikujt në nevojë

Ungjilli na tregon një moment të veçantë kur i sollën Jezusit një burrë të shurdhër, që mezi fliste (Marku 7:31-36). Jezusi nuk e injoroi. Ai nuk e trajtoi si spektakël përpara turmës. Përkundrazi, e mori veçmas, u afrua, ndjeu dhimbjen e tij dhe u lut me gjithë zemër. Dhe ndodhi një mrekulli: veshët e burrit u hapën, gjuha iu zgjidh dhe ai foli qartë.

Ky tregim na kujton katër gjëra të thjeshta për shërbimin:

  • Afërsia– Jezusi u kujdes për atë që ishte aty, pranë Tij. Edhe ti ke dikë përreth që ka nevojë.
  • Perceptimi– Jezusi e kuptoi se ky njeri kishte nevojë për respekt e butësi, jo për turpërim. Edhe ne jemi thirrur të shohim përtej të dukshmes.
  • Personalisht– Jezusi psherëtiu thellë, duke ndjerë dhimbjen e tij. Shërbimi i vërtetë lind nga një zemër që do.
  • Me fuqinë e Zotit– Jezusi u lut dhe ndodhi një mrekulli. Edhe ne mund të shërbejmë jo vetëm me duart tona, por me fuqinë e Perëndisë.

Misioni nuk është gjithmonë i madh dhe i zhurmshëm. Shpesh është i thjeshtë dhe i heshtur: një kafe me një fqinj të vetmuar, një vizitë tek një i sëmurë, një ndihmë për dikë që po përballet me barrë të rëndë. Shërbimi bëhet bekim kur bëhet me dashuri dhe kur ia dorëzojmë Perëndisë.

Lutje: "Zot i dashur, më kujto se misioni Yt fillon me gjërat e vogla. Hapi sytë e mi të shoh ata që ke vendosur pranë meje. Jepmë guxim të afrohem, butësi të shërbej me zemër dhe besim të mbështetem tek fuqia Jote. Bëj që shërbimi im, sado i vogël, të tregojë dashurinë e Krishtit. Amen."

Rreth këtij plani

B.E.K.O.J.

A ke dëshirë të zbulosh misionin tënd dhe të bëhesh bekim për të tjerët? Plani B.E.K.O.J. të udhëzon hap pas hapi për të vepruar me qëllim dhe ndikim në jetën e njerëzve rreth teje. Çdo ditë të ofron mundësi për të parë ndryshimin që mund të sjellësh. Lexo planin dhe shiko se si jeta jote dhe e të tjerëve mund të transformohen.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al

Plane të ngjashme