Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Çfarë do të bënte Jezusi?
Të njohësh Perëndinë personalisht është dhurata më e madhe që dikush mund të ketë. Nuk ka gëzim më të madh se sa të jesh në marrëdhënie me Krijuesin.
🙏 Lutja e ditës:
Falenderoje Perëndinë që të dha mundësinë ta njihje personalisht Atë.
📖 Vargu i ditës:
"Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar."
—Gjoni 17:3 (ALBB)
⁉️ Pyetje për reflektim:
Si ka ndikuar marrëdhënia ime me Perëndinë në jetën e përditshme?
💪 Sfida e ditës:
Shkruaj një letër falenderimi për Perëndinë për gjithçka që ka bërë në jetën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al