Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Çfarë do të bënte Jezusi?
Puna dhe shkolla janë dy vende ku kalojmë shumë kohë. Këto janë gjithashtu mundësi për të reflektuar dritën e Krishtit dhe për të ndarë shpresën që kemi.
🙏 Lutja e ditës:
Lutu që Perëndia të të krijojë mundësi të ndash Lajmin e Mirë te puna/shkolla.
📖 Vargu i ditës:
"Por, falemnderit Perëndisë, që na bën të ngadhënjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet."
—2 Korintasve 2:14 (ALBB)
⁉️ Pyetje për reflektim:
Si mund të jem një shembull i mirë në vendin ku kaloj pjesën më të madhe të ditës?
💪 Sfida e ditës:
Lutu për kolegët ose shokët e klasës dhe, nëse është e mundur, ndaj një fjalë inkurajimi me ta.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al