Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Kush është Jezusi?
Pavarësisht se ku ndodheni në këtë udhëtim, çdo lutje është një mundësi për t'u afruar më shumë me Jezusin dhe për të pasur një ndikim të thellë në jetën tuaj dhe të tjerëve. Kjo është një periudhë që na jep mundësinë të rishikojmë dëshminë tonë dhe ta ndajmë me ata që na rrethojnë. Kur jemi të gatshëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët, ne bëjmë një hap të guximshëm për të jetuar besimin më fuqishëm.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi që Perëndia të na mundësojë të ndajmë dëshminë tonë me ata që kanë nevojë për të.
📖Vargu i Ditës:
"Dhe ata e mundën atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje."
— Zbulesa 12:11 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të ndaj dëshminë time gjatë këtyre 40 ditëve?
💪Sfida e Ditës:
Gjej një mundësi për të ndarë me dikë historinë tënde të besimit dhe mënyrën se si Jezu Krishti ka ndikuar në jetën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al