Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DITA 40 NGA 40

40 Ditë Lutje— Fillimi i një jete të re!

Urime! Ke përfunduar 40 ditë lutjeje dhe ke qenë pjesë e diçkaje të madhe! Sot, le të festojmë fitoren e Jezusit dhe le të ndajmë gëzimin e Tij me të tjerët.

🙏Lutja e Ditës:
Lutje falënderuese – Falëndero Jezusin që e mundi vdekjen dhe fto të tjerët ta festojnë këtë me ty.

📖Vargu i Ditës:
«Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!"»
—Gjoni 20:29 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund ta festosh sot fitoren e Jezusit në jetën tënde?

💪Sfida e Ditës:
Fto miqtë dhe familjen tënd të festojnë jetën e re në Krishtin me ty.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al