Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Kush është Jezusi?
Ky udhëtim lutjeje është një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur unitetin brenda kishës dhe për të shpërndarë dashurinë e Jezusit në çdo aspekt të jetës sonë. E dimë që me unitet, ne mund të arrijmë më shumë dhe të dëshmojmë më fuqishëm për dashurinë e Perëndisë. Sot është një ditë për t'u lutur që Perëndia të na bashkojë dhe të na ndihmojë të shërbejmë së bashku si një trup i vetëm, duke sjellë më shumë individë tek Krishti.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për unitet në kishë dhe për ndihmën e Perëndisë për të fituar të rinjtë për Krishtin.
📖Vargu i Ditës:
"Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin."
— Gjoni 13:35 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të kontribuosh në rritjen e unitetit në kishë dhe të inkurajosh të rinjtë të shërbejnë për Krishtin?
💪Sfida e Ditës:
Lutu për një bashkësi të fortë në kishë dhe ndaj me ata që janë rreth teje fjalët e inkurajimit dhe mbështetjes.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al