Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DITA 9 NGA 40

Kush është Jezusi?

Kjo është një super mundësi për të thelluar besimin dhe për të parë sesi Perëndia do të veprojë në jetën tënde. Sot, lejo që lutja dhe reflektimi të të çojnë një hap më pranë të vërtetës së madhe të Jezusit. Ti je në udhëtim për të njohur më shumë Perëndinë, dhe çdo hap është i rëndësishëm për t'u bërë më i afërt me Të.

🙏Lutja e Ditës:

Lutemi që Perëndia të largojë çdo keqkuptim që dikush mund të ketë për krishtërimin dhe që ata të shohin dritën e Jezusit.

📖Vargu i Ditës:

"Të cilëve Perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata."
— 2 e Korintasve 4:4 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:

A ka diçka në jetën tënde që mund të të ndihmojë të shohësh më qartë të vërtetën për Jezusin?

💪Sfida e Ditës:

Ndaj me miqtë e tu përvojat që ke pasur deri tani gjatë këtij udhëtimi dhe inkurajo ata të bashkohen me ty.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al