Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DITA 4 NGA 40

Çfarë do të bënte Jezusi?

Ndërsa ndan ungjillin, është e rëndësishme ta bësh këtë me urtësi dhe dashuri. Zoti na thërret të komunikojmë me hir dhe mirëkuptim me ata që kanë besime të ndryshme.

🙏 Lutja e ditës:
Lutu që Perëndia të të japë urtësi për të ndarë Lajmin e Mirë me dikë që është i një besimi tjetër.

📖 Vargu i ditës:
"Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit."
—Kolosianëve 4:5-6 (ALBB)

⁉️ Pyetje për reflektim:
Si mund të jem një dëshmi e gjallë e Krishtit për dikë me një botëkuptim tjetër?

💪 Sfida e ditës:
Bëj një bisedë ku dëgjon me respekt dikë që ka një besim të ndryshëm nga ty.❤️

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al