Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Sfida - 40 Ditë Lutje!

DITA 3 NGA 40

Çfarë do të bënte Jezusi?

Perëndia na ka dhënë një thesar të madh—Lajmin e Mirë të shpëtimit. Nuk ka privilegj më të madh sesa ta ndajmë me të tjerët. Ji i guximshëm, sepse Perëndia të jep forcën dhe fjalët e duhura!

🙏 Lutja e ditës:
Lutu që të jesh i guximshëm për të ndarë Lajmin e Mirë me dikë.

📖 Vargu i ditës:
"Unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson."
- Romakëve 1:16 (ALBB)

⁉️Pyetje për reflektim:
A është dikush në jetën tënde që ka nevojë të dëgjojë shpresën e ungjillit?

💪Sfida e ditës:
Lutu për personin që të erdhi në mendje me këto fjalë: "Jezus, bëj që ______ të të kërkojë Ty, dhe kur kjo të ndodhë bëj që të jem aty dhe të them atë që Ti do." dhe ji gati që Perëndia të të përdorë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al