Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

Çfarë do të bënte Jezusi?
Ngado të shkojmë, kemi mundësinë të jemi drita e Tij në botë. Një buzëqeshje, një fjalë inkurajuese apo një akt dashurie mund të ndryshojë ditën e dikujt. Perëndia të ka vendosur aty ku je për një arsye—ji bekim!
🙏 Lutja e ditës:
Kërkoji Perëndisë si mund ta reflektosh dashurinë e Tij sot.
📖 Vargu i ditës:
"Le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej."
- Mateu 5:16 (ALBB)
⁉️Pyetje për reflektim:
Si mund të jesh dritë dhe bekim për ata që ke përreth sot?
💪Sfida e ditës:
Ji bekim për dikë sot, bëj diçka të thjeshtë si: fjalë inkurajimi, jep një çokollatë apo kafe, etj.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al