Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 224 NGA 366

Kohët e ndryshme të hirit

Për këtë ne gjithnjë po lutemi për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së tij, edhe veprën e besimit me fuqi, që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht. (2 e Thesalonikasve 1:11-12)

Hiri nuk është vetëm prirja e Perëndisë për të na bërë të mirën atëherë kur nuk e meritojmë–këtë e quajmë “favor i pamerituar”; hiri i Perëndisë është fuqi nga Perëndia, që vepron në jetët tona dhe bën që të ndodhin gjëra të mira në ne dhe për ne–të cilat gjithashtu nuk i meritojmë.

Pali tha se ne e përmbushim vendosmërinë tonë për të bërë mirë “me fuqinë e tij” (vargu 11). Dhe pastaj ai shton në fund të vargut 12: “sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.” Fuqia që në fakt punon në jetët tona për ta bërë të mundur bindjen, që lartëson Krishtin, është ushtrimi i hirit të Perëndisë.

Këtë mund ta dallosh te 1 e Korintasve 15:10:

Por me anë të hirit të Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje, jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua.

Pra, hiri është një fuqi aktive, e pranishme, transformuese dhe që aftëson bindjen.

Prandaj ky hir që lëviz me fuqi nga Perëndia te ju në një moment të caktuar në kohë, është edhe i shkuar edhe i ardhshëm. Ai tashmë ka bërë diçka për ty ose në ty dhe për pasojë është i shkuar. Dhe është gati të bëjë diçka në ty dhe për ty dhe prandaj është i ardhshëm–si pesë sekonda nga tani ashtu edhe pesë milionë vite nga tani.

Hiri i Perëndisë po derdhet përjetësisht në ujëvarën e pafundme të së tashmes, nga lumi i pashtershëm i hirit që vjen te ne nga e ardhmja, në rezervuarin gjithnjë e në rritje të hirit në të shkuarën. Gjatë pesë minutave në vazhdim do të merrni hir mbështetës, i cili derdhet mbi ty nga e ardhmja–në këtë beso; dhe kështu do të grumbullosh pesë minuta
të tjera hir në rezervuarin e së shkuarës–për këtë falëndero.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​