Solid Joys ShqipShembull

Synimi i Ungjillit
Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij. Sepse, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, aq më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin. (Romakëve 5:9-11)
Nga çfarë kemi nevojë të shpëtohemi? Vargu 9 e thotë shumë qartë: nga zemërimi i Perëndisë. “Duke qenë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij.” Megjithatë, a është ky trofeu më i lartë, më i mirë, më i plotë dhe më i kënaqshëm i ungjillit?
Jo! Vargu 10 thotë: “aq më shumë tani... do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.” Pastaj vargu 11 shkon deri te synimi i madh dhe përfundimtar i ungjillit: “E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë.”
Kjo është e mira përfundimtare dhe më e lartë e lajmit të mirë. Nuk ka tjetër “më tepër se kaq” pas kësaj. Kemi vetëm thënien e Palit, që na tregon se si arrijmë atje: “nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”
Synimi i ungjillit është që ne “mburremi në Perëndinë”. E mira më e lartë, më e thellë dhe më e ëmbël e ungjillit është vetë Perëndia, me të cilin kënaqet populli i Tij i shpenguar.
Perëndia në Krishtin u bë çmimi (Romakëve 5:6-8) dhe Perëndia në Krishtin u bë trofeu (Romakëve 5:11).
Ungjilli është lajmi i mirë që Perëndia bleu për ne kënaqësinë e përjetshme me veten e Tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione