Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 141 NGA 366

Si ta urresh jetën tënde

“Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt! Kush e do jetën e vet, do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.” (Gjoni 12:24-25)

“Kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.” Çfarë do të thotë kjo?

Më e pakta, kjo do të thotë që ti nuk i jep rëndësi të veçantë jetës tënde në këtë botë. Me fjalë të tjera, thjesht nuk ka dhe aq rëndësi se ç’i ndodh jetës tënde në këtë botë.

Nëse njerëzit flasin mirë për ty, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse ata të urrejnë, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse ke shumë gjëra, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse ke pak gjëra, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse të përndjekin apo gënjejnë kundër teje, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse je i famshëm apo nëse nuk të njohin, nuk ka shumë rëndësi.
Nëse ke vdekur me Krishtin, këto gjëra thjesht nuk kanë aq shumë rëndësi.

Megjithatë, fjalët e Jezusit janë edhe më radikale se kaq. Jezusi po na bën thirrje jo vetëm që të durojmë përjetime të cilat nuk i zgjedhim vetë, por që të zgjedhim ta ndjekim Atë. “Në qoftë se dikush më shërben, le të më ndjekë” (Gjoni 12:26). Ku? Ai po shkon në Gjetsemane dhe drejt kryqit.

Jezusi nuk po thotë thjesht: Nëse gjërat shkojnë keq, mos u zhgënje, sepse gjithsesi ti ke vdekur bashkë me Mua. Ai po thotë: Zgjidh të vdesësh bashkë me mua. Zgjidh që ta urresh jetën tënde në këtë botë, ashtu sikurse Unë zgjodha kryqin.

Këtë donte të thoshte Jezusi kur tha: “Në qoftë se dikush do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, dhe të marrë kryqin e vet, dhe të më ndjekë” (Mateu 16:24). Ai na bën thirrje të zgjedhim kryqin. Vetëm një gjë bënin njerëzit në kryq. Ata vdisnin atje. “Të marrësh kryqin,” do të thotë: “Ashtu si kokrra e grurit bie në tokë dhe vdes.” Këtë zgjidh!

Pyetja është pse? Për hir të përkushtimit radikal ndaj shërbesës: “Por unë nuk dua t’ia di fare, dhe as jetën time nuk e çmoj aq, sa të kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën, që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë” (Veprat 20:24). Mendoj se e dëgjoj Palin që thotë: “Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me mua–nëse thjesht mund të jetoj për lavdinë e hirit të Perëndisë.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​