Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 133 NGA 366

Pse duhet t’i duam armiqtë tanë

“Duajini armiqtë tuaj; bëjuni të mirë atyre që ju urrejnë.” (Luka 6:27)

Ka dy arsye kryesore pse të krishterët duhet t’i duan armiqtë e tyre dhe t’u bëjnë të mira.

Njëra nga arsyet është se ajo zbulon se si është Perëndia. Ai është i mëshirshëm.

  • Ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. (Mateu 5:45)
  • Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. (Psalmi 103:10)
  • Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. (Efesianëve 4:32)

Prandaj, kur të krishterët jetojnë kështu, me fuqinë e Perëndisë, tregojmë pak nga ajo se si është Perëndia.

Arsyeja e dytë është që zemrat e të krishterëve janë të kënaqura me Perëndinë dhe nuk janë të motivuara nga dëshira për hakmarrje, për vetëlartësim, për para ose për siguri tokësore.

Perëndia është bërë thesari ynë dhe na kënaq plotësisht, ndaj ne nuk i trajtojmë kundërshtarët tanë të motivuar nga ndjesia e nevojës dhe e pasigurisë tonë, por nga mbushullia jonë me lavdinë e kënaqshme të Perëndisë.

Hebrenjve 10:34 thotë: “Keni pranuar me gëzim rrëmbimin e kamjes suaj [domethënë, nuk u hakmorët ndaj kundërshtarëve tuaj], duke ditur se keni për veten tuaj një kamje më të mirë e të qëndrueshme në qiej.” Ajo që e largon shtysën e fortë për hakmarrje është besimi ynë i thellë se kjo botë nuk është shtëpia jonë, dhe se Perëndia është shpërblimi ynë krejtësisht i sigurt dhe i plotë. Ne e dimë që kemi “një kamje më të mirë e të qëndrueshme”.

Prandaj, në të dyja këto arsye për t’i dashur armiqtë tanë, ne shohim gjënë kryesore: Perëndia tregohet se është Ai që është në të vërtetë, si një Perëndi i mëshirshëm dhe po aq i lavdishëm e që na kënaq plotësisht.

Fuqia për të qenë të mëshirshëm është se ne kemi qenë të kënaqur me mëshirën e Perëndisë ndaj nesh. Arsyeja përfundimtare për të qenë të mëshirshëm është që të përlëvdojmë Perëndinë, domethënë, t’i ndihmojmë të tjerët që ta madhërojnë Atë për mëshirën e Tij. Ne duam të tregojmë që Perëndia është i madhërishëm. Ne duam që përmes mëshirës së Perëndisë, dashuria jonë ta bëjë Perëndinë të duket madhështor në sytë e njerëzve.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​