Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 9 NGA 12

Beso



Prova më e mirë e dashurisë është besimi.



—Joyce Brothers



Habakuku na ofron një model mahnitës, të një përgjigjeje të shëndetshme, të ekuilibruar ndaj asaj që duhej të ishte gati lajmi më i keq, që ai mund të kishte marrë nga Zoti. Edhe kur trupi i tij reagoi, ai e kuptoi se kishte një zgjedhje për atë që do të besonte. Ai mund t’i besonte emocioneve të tij. Ai mund t'i besonte pikëpamjes aktuale të situatës së tij. Ose mund të kishte besim, se Zoti mundej që në një mënyrë apo në një tjetër, të nxirrte më të mirën nga një skenar i pakonceptueshëm—babilonasit duke pushtuar tokën e tyre.



Në jetën tënde, mund të duket sikur babilonasit tashmë kanë shkatërruar peisazhin e zemrës tënde. Ti mund të jesh duke vuajtur, për humbjet që kanë ndodhur vite më parë. Por edhe në mes të gjithë asaj dhimbjeje, nëse mund të zgjedhësh t'i besosh Zotit, pavarësisht nga të gjitha llojet e provave për të kundërtën, atëherë do të depërtosh në një nivel të ri intimiteti me të. Do ta njohësh praninë e tij në mes të lëndimit tënd. Do t’i besosh karakterit të tij, kur nuk i kupton rrethanat e tua. Pastaj, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh, pa marrë parasysh sa me dhimbje është lënduar zemra jote, ti mund të vazhdosh të bësh një hap më shumë për një ditë më shumë.



Ashtu si me Habakukun, lutja jote bëhet e sinqertë për atë që ke humbur ose do të humbësh, edhe kur e kupton që ende ke Zotin.



"Edhe pse bashkëshorti im tha, ‘derisa vdekja të na ndajë’ dhe nuk e mbajti fjalën e tij, unë përsëri do të gëzohem në Zotin, Perëndinë tim."



"Edhe pse i rrita fëmijët e mi, të bëjnë zhgjedhje të urta dhe ata po marrin vendime shumë të frikshme tani, megjithatë do të kem besim te Zoti, Perëndia im."



"Edhe pse jemi lutur, që shëndeti i dikujt të bëhej më mirë dhe ata janë përkeqësuar, prap do të kem besim te Zoti, Perëndia im."



"Edhe pse shtëpia jonë, nuk do të shitet dhe ne jemi në një gjendje pasigurie, përsëri do të kem besim te Zoti, Perëndia im."



"Edhe pse financat janë të vështira dhe do të më kushtojë katërqind dollarë për të riparuar makinën time, gjithsesi unë do të besoj te Zoti, Perëndia im."



"Edhe pse nuk më pëlqen, edhe pse nuk e kuptoj, edhe pse e di që ai mundet dhe duhet, por nuk e ka bërë akoma, përsëri do të besoj te Zoti, Perëndia im."



Lutu: Edhe pse ... Unë do të besoj Ty. Ti je Zoti im.

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë