Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin, kundërshtarët po më shtypin tërë ditën. Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart. Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim. Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Perëndia kam besim, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi? Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia, për mua shestojnë të keqen. Janë vërsulur, kanë zënë pusi, më ruajnë hapat, jetën të më marrin. Shpërbleji sipas paudhësive të tyre, o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt! Ti e di mirë sa herë kam mërguar. Mblidhi lotët e mi në calikun tënd! A s'janë të shkruara në librin tënd? Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi, ditën që do të të thërras. Këtë e di, sepse Perëndia është me mua. Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te ZOTI, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Perëndia e kam varur shpresën, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu? Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi, do të të kushtoj fli falënderimi
Lexo Psalmet 56
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 56:1-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video