Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 8 NGA 12

Prano



Nuk është një mohim. Unë thjesht e përzgjedh realitetin që pranoj.



—Bill Watterson, Calvin dhe Hobbes



Ndonjëherë, edhe kur kujtojmë gjithçka që Zoti ka bërë për ne, kjo nuk i ndryshon rrethanat tona. Ndonjëherë ne thjesht duhet të pranojmë, që është përtej të kuptuarit tonë në këto momente dhe thjesht duhet të vazhdojmë përpara. Por gjithashtu duhet të kuptojmë, se pranimi nuk është mohim.



Kur pranon atë që Zoti është duke bërë, nuk është se thjesht duhet të groposësh ndjenjat e tua dhe të lejosh që zemra jote të vdesë, edhe kur je duke praktikuar buzëqeshjen tënde në pasqyrë dhe duke mësuar vargje biblike përmendësh. Kur e pranon që Zoti po planifikon diçka që ti nuk mund ta shohësh ose kuptosh tani, nuk duhet ta lëshosh veten dhe të bësh si i vdekur dhe t’i dorëzohesh dëshpërimit. Jo, ti duhet të vazhdosh të lutesh për një mrekulli nga ai, përveçse në rastin kur ai të thotë ndryshe. Dhe nuk duhet të pretendosh se gjithçka është në rregull, kur është qartë që nuk është ashtu.



Habakuku sigurisht që nuk mund të shtirej dhe ta mbante kokën e tij nën rërë. Pasi ai e pyeti Perëndinë dhe Zoti u përgjigj, duke i thënë, se ai do të përdorte Babilonasit e ligë për të shkatërruar Izraelin, Habakuku tha: "Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. "(Habakuku 3:16 ALBB).



Përgjigja e tij është e thellë. E ke parasysh atë ndjesi fundosjeje, që ke brenda teje, kur ndodh diçka e keqe që është përtej kontrollit tënd? Kjo ishte ajo me të cilën po përballej Habakuku.



Kur Habakuku pranoi realitetin ndërsa priste Zotin, nuk ishte mohim. Ishte besim. Jo besim se Zoti do të bënte, atë që Habakuku donte që Zoti të bënte. Por besim në karakterin e Zotit. Habakuku vazhdon duke thënë: “Dora sovrane e Zotit po bën diçka këtu. Zoti ka folur, kështu që unë do të pranoj çdo gjë që ai po bën, nuk ka rëndësi sesa e vështirë mund të jetë për mua."



Ndonjëherë, do të ndodhë diçka që nuk do të pëlqejë. Mund të jetë duke ndodhur tani.



Mbaj mend se çfarë ka bërë Zoti. Prano atë që Zoti po bën. Dhe beso atë që Zoti do të bëjë.



Lutu: Zot, unë nuk e kuptoj se çfarë po ndodh, por unë e pranoj që në një mënyrë apo në një tjetër, ti ke gjithçka nën kontroll.


Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë