Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 12 NGA 12

Kur Pyet dhe Beson



Përballimi, nuk është vetëm aftësia për të duruar një gjë të vështirë, por për ta kthyer atë në lavdi.



—William Barclay, Ministër Skocez



Nuk e di se çfarë po kalon, apo çfarë ke mbijetuar tashmë. Por unë di këtë: Zoti ynë është një Zot i mirë që na do mjaftueshëm, për të sakrifikuar Birin e tij të çmuar, dhuratën më të çmuar që mund të na bënte, vetëm që ne ta njohim Atë, ta lartësojmë në tokë dhe të kalojmë përjetësinë me të në parajsë.



Ai na do kaq shumë. Ne jemi në gjëndje ta duam atë - ose këdo tjetër - vetëm sepse ai na deshi në fillim.



Kur ndodhin gjëra të vështira, dhe më e mira që mund të menaxhosh është të dëshirosh të besosh, kjo mjafton. Mos pusho së dëshiruari të besosh.



Lejo atë shkëndijë shprese të rritet, duke besuar se Zoti është aty pranë teje. Lutu dhe kërkoji Zotit të të ndihmojë, të kapërcesh mosbesimin tënd. Ashtu si Habakuku, bëj pyetjet e tua dhe më pas ji i gatshëm, të dëgjosh përgjigjen e Zotit.



Lutja ime është që ti të rritesh, të kesh atë lloj besimi si Habakuku që shohim në kapitullin 3. Por këtu qëndron marrëveshja: nuk mund të kesh një lloj besimi si tek kapitulli 3, derisa të kesh një lloj pyetje si ajo e kapitullit 1 dhe një ​​lloj pritjeje si e kapitullit 2. Sepse Zoti shpesh, bën më shumë frymërisht kur ndodhesh në një grykë të thellë, sesa bën kur je në majën e malit.



Nuk i kam të gjitha përgjigjet e pyetjeve të tua. Por pasi e kam dashur Zotin dhe i kam shërbyer Krishtit, për më shumë se njëzet e nëntë vjet tani, këtë mund të them: Unë kam ecur me Jezusin mjaftueshëm të djeshme, aq sa t'i besoj, të gjitha të nesërmet e mia.



A dëshiron të jesh më pranë Zotit? A e dëshiron atë lloj intimiteti me të, më shumë sesa dëshiron një jetë të rehatshme, të lehtë dhe pa probleme?



Atëherë mos ndalo kurrë së dëshiruari të besosh.



Ti mund të kesh shpresë në errësirë. Sepse ndërsa rritesh për të njohur Zotin, ai do të zbulojë edhe më shumë nga dashuria, besnikëria, dhe hiri i tij. Dhe me kalimin e kohës do ta kuptosh, besosh dhe përqafosh se edhe kur jeta është e vështirë, Zoti është akoma i mirë.



Lutu: Zot, besoj se je i mirë dhe unë jam gati të vazhdoj të rritem gjithnjë e më pranë teje. Unë jam i angazhuar për të bërë një rrugëtim të gjatë. Amen.



Mëso më shumë rreth librit të Craig Groeschel, Shpresë në Errësirë.

Dita 11

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë