O ZOT, ti që je prej fillimit, Perëndia im, i shenjti im i pavdekshëm. O ZOT, për të gjykuar e caktove, o Shkëmb, për të ndëshkuar e vendose. Sytë e tu janë tepër të pastër për ta parë ligësinë e prapësinë nuk e vrojtojnë dot. Përse i vrojton të pabesët, përse hesht kur i mbrapshti përpin të drejtin. E bëre njerëzinë si peshqit e detit, si zvarranikët, që s'kanë zot mbi vete. Kaldeu i gjuan të gjithë me grep, i tërheq me rrjetën e vet e me tratë i mbledh krejt, ndaj gëzohet e galdon, ndaj i flijon rrjetës së vet, i djeg temjan tratës së vet, se falë tyre merr pjesë të majme, ushqim të shijshëm ha. Mos për këtë do të vijojë rrjetën ta zbrazë e popujt pa fund t'i vrasë?».
Lexo Habakuku 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 1:12-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video