Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 7 NGA 12

Kujtohu



Nëse mendon se Perëndia të ka harruar, atëherë je ti që ke harruar kush është Perëndia.



—Anonim



Kur jam në luginën e vuajtjeve, ndonjëherë duhet thjesht të kujtoj. Kthehem të kujtoj, se kush Perëndia është.



Kapitulli i tretë i Habakukut, fillon si një këngë adhurimi, e cila e kupton se sa e vështirë është jeta dhe përsëri kujton çdo gjë që Zoti ka bërë. Ky është një hap tjetër shumë i madh, gjatë udhëtimit tonë për të dalë nga lugina e vuajtjeve.



Habakuku lutet, “O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën” (Habakuku 3:2).



Mbaj mend periudhën e kolegjit, kur isha më i humbur nga sa mund të imagjinoni, thirra emrin e Jezusit duke i kërkuar—më saktë, po i përgjërohesha, “Nëse Ti je i vërtetë, dhe nëse je i pranishëm, bëj diçka.” U ula në gjunjë si një person i dëshpëruar, dhe kur u ngrita sërish në këmbë, isha një person krejtësisht tjetër.



Dhe në atë kohë, kujtoj se si Perëndia solli Amy-in në jetën time. Unë e çmoj atë, që ka qënë dhe vazhdon të jetë, një dhuratë nga Zoti.



Dhe më pas, mbaj mend kur vajza jonë Catie lindi, dhe se si, kur ajo ishte rreth tre vjeçe, Catie preku një bimë helmuese dhe u mbush me njolla të kuqe nga koka te këmbët. Atë natë, para se të flinte gjumë, ajo më tha, “Babi, Jezusi do të më shërojë sepse unë u luta.” E mbaj mend që po mendoja, “Uau, kjo është vërtët shumë e këndshme. Por nuk e dija se çfarë do të bënim, nëse mëngjesin tjetër, do të kishte ende njolla të kuqe.” Më kujtohet që mëngjesin tjetër, Catie erdhi në dhomën tonë, gjysëm e zhveshur, me një gëzim maramendës, duke bërtitur, “Shiko! Shiko! Ai më shëroi!”



Dhe pamë, që njollat kishin ikur të gjitha.



Më kujtohet kur unë dhe Amy ishim të rinj, sapo kishim filluar shërbesën tonë, dhe nuk kishim para. U lutëm sëbashku, “Perëndi, nuk e dimë se si do të sigurojmë ushqimin për nesër.” Dhe ditën tjetër, morëm një çek rimbursimi me postë.



Për çfarë ke nevojë, kur ndodhesh në luginën e vuajtjeve? Kujtohu për atë që Perëndia ka bërë.



Dhe guxo të besosh se, atë që Ai ka bërë më përpara, Ai do e bëj përsëri.



Lutu: Perëndi, e mbaj mend kur...


Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë