Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 5 NGA 12

Nëpërmjet Besimit



Hidhe hapin e parë në besim. Nuk të duhet të shikosh të gjithë shkallën, vetëm hidh hapin e parë.



—Martin Luther King Jr.



Kur vjen fjala te besimi, do të ketë dhe kohë pritjeje. Më pëlqen shumë mënyra se si C.S.Lewis e përkufizon: “Jam i sigurt që Perëndia nuk lë askënd të presë, vetëm nëse ai sheh, se pritja është diçka e mirë për të.” Ne mund t’i besojmë Perëndisë. të realizojë atë që është më e mira për ne, në kohën e duhur.



Edhe kur jemi të detyruar të presim, Perëndia shpesh i përforcon premtimet e Tij ndaj nesh dhe na rikujton edhe njëherë praninë e Tij. Kjo mund të jetë me anë të Fjalës së Tij, me anë të një pëshpëritjeje, nëpërmjet një personi, ose thjesht nëpërmjet besimit tonë, që Ai është aty me ne.



Nëse dëshiron të forcosh besimin tënd, nuk ka vend më të mirë për ta bërë këtë gjë, se sa në librin e Hebrenjve. Aty, në kapitullin 11, gjejmë Sallën e Famës së Besimit, një listë me kaq shumë njerëz që luftuan, pritën, jetuan me besim dhe panë premtimet e Zotit të përmbushura. Aty gjejmë njerëz që kalojnë situata të pabesueshme—sfida në pamje të parë të pamundura—dhe si përfundim, të përjetojnë një marrëdhënie intime me Perëndinë të një niveli tjetër, teksa janë dëshmitarë të fuqisë së Tij.



Nëpërmjet besimit, Noeu iu bind Perëndisë dhe ndërtoi arkën, duke shpëtuar familjen e tij.



Nëpërmjet besimit, Abrahami dhe Sarah patën djalin që Perëndia u premtoi, edhe pse e kishin kaluar moshën për të patur fëmijë. Nëpërmjet besimit, Jozefi kaloi nëpërmjet tradhëtisë, skllavërisë, akuzave të rrema dhe burgimit, për të shpëtuar kombin e Izraelit. Nëpërmjet besimit, populli i Perëndisë u largua nga Egjipti duke ecur përmes Detit të Kuq, teksa ai ndahej në të dyja anët e tyre. Nëpërmjet besimit, Izraelitët marshuan rreth mureve të Jerikos, dhe muret u shembën.



Këta nuk ishin njerëz të përsosur—në fakt, është e kundërta. Ata të gjithë kishin sfidat dhe dyshimet e tyre, gabimet dhe pabesitë e tyrë, të metat dhe dobësitë e tyre, por me anë të besimit të tyre, pritën Perëndinë për një kohë shumë të gjatë.



Nëpërmjet besimit, do të kalosh dhe këtë situatë.



Mendohu pak: nëse do të arrije të kuptoje çdo gjë, atëherë nuk do të të duhej besimi. Mund të jetoje thjesht, me anë të atyre që arrije të kuptoje. Me anë të logjikës, jo me anë të besimit. Por kur nuk arrin të kuptosh diçka, kjo të jep mundësinë unike të thellohesh në besimin tënd.



Oswald Chambers ka thënë, “Besimi është siguria e qëllimshme në karakterin e Perëndisë, mënyrat e të cilit nuk mund t’i kuptosh në kohë.”



Lutu: Perëndi, a do të më rritësh besimin, në mënyrë që të mos më duhet, të zgjidh çdo gjë me forcat e mia?


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë