Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 4 NGA 12

Pritja



Na mëso, o Perëndi, disiplinën e pritjes, sepse ndonjëherë të presësh është më e vështirë se të punosh.



—Peter Marshall



Shumicës prej nesh, nuk i duhet të presi shumë gjatë për asgjë tashmë. Mendo pak se sa keq ndihesh, kur dentisti vonohet më shumë se orari i caktuar. Kjo të çmend, apo jo?



Me sa duket, edhe Habakukut, nuk i pëlqente shumë pritja. Sidoqoftë, ai e dinte se kjo ishte gjëja e rradhës që duhet të bënte, nëse donte të dilte nga lugina e dëshpërimit. Perëndia i tha atij: “Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë” (Habakuku 2:3).




Fjala hebraike për “kohë të caktuar” është mow’ed, e cila do të thotë koha e duhur, koha e përcaktuar, koha hyjnore në të cilën Perëndia lejon diçka të ndodhë. Ekziston një shprehje e vjetër, që thotë se Zoti është rrallë herë para kohe, asnjëherë vonë dhe gjithmonë në kohën e duhur. E gjitha kjo përmblidhet nga fjala hebraike mow’ed.



Ndoshta je lutur për një kohë të gjatë, që të është dukur si një përjetësi, që dikush që ti do, të besojë në Krishtin. Ndaj dhe ti pret. Ndoshta je duke i kërkuar Perëndisë për një lloj tjetër mrekullie. Ndoshta që të shërojë dikë. Për dikë që të lirohet nga një varësi. Për një rritje në detyrë. Për një bashkëshort/bashkëshorte. Ndaj dhe lutesh. Dhe pret.



Pastaj pret dhe pak më shumë.



Kur lexon nga shkrimi, do të shikosh shëmbull mbas shëmbulli për njerëz që janë të zgjedhur nga Perëndia, pranë tij, dhe përsëri e gjejnë veten e tyre duke pritur.



Perëndia i tha Moisiut, “Unë do të të përdor që të çlirosh popullin Tim dhe të rindërtosh kombin e Izraelit.” Më pas Moisiu filloi një rrugëtim që zgjati për dyzet vjet. Dyzet vjet!



Tani, kjo është një nga të preferuarat e mia. Apostulli Pal pati një vegim dhe takoi Krishtin. Ai u transformua dhe thoshte, “Unë jam thirrur për të predikuar. Për këtë jam këtu. Kjo është e gjitha. Unë jam i detyruar të predikoj ungjillin. Ky është qëllimi im i vetëm, i dhënë nga Perëndia, për jetën time.” Dhe më pas ai pret. Kalojnë trembëdhjetë vjet, para se qëllimi i jetës së tij të fillojë të zbatohet. Trembëdhjetë vjet, para se ai të predikojë mesazhin e tij të parë!



Ka disa sezone në jetë, ku duhet thjesht të presësh.



Lutu: Unë jam i gatshëm të pres. Perëndi, çfarë mund të bëj që të të njoh Ty ndërsa pres?


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë