Ura për tek EsteriSample

Ester 9:29-32
Mbretëresha Ester, bijë e Abihailit, dhe judeu Mardoke shkruan me autoritet të plotë letrën e tyre të dytë lidhur me Purimin.
Mardokeu u dërgoi letra tërë judenjve në njëqind e njëzet e shtatë krahina të mbretërisë së Asueros, me fjalë paqeje dhe të së vërtetës.
për t’i vendosur ato ditë të Purimit në kohën e caktuar, siç ua kishin vendosur atyre judeu Mardoke dhe mbretëresha Ester, ashtu si kishin vendosur ata vetë për vete dhe për pasardhësit e tyre me rastin e agjërimit të tyre dhe të britmës së tyre.
Kështu dekreti i Esterit fiksoi caktimin e Purimit dhe u shkrua në një libër.
Koha e festimit
Në dy pasazhet e fundit lexuam se si filloi festa e Purimit. Kombi jude e feston atë edhe në ditët e sotme. Të gjithë ne kemi ditë të ndryshme gjatë të cilave festojmë dhe kujtojmë ngjarje të veçanta. Është me të vërtetë gjëja e duhur që të ndalojmë dhe të reflektojmë në ditë të tilla. Më parë përmendëm ditëlindjen, dhe në meditimin e fundit iu referova ditës përkujtimore të ushtarëve të rënë. Pothuajse çdo shtet ka disa ditët e tij përkujtimore.
Por si mund “t’i kujtojmë” ditë të tilla? Si mund t’i kthejmë ditët përkujtimore në ditë feste dhe gëzimi? A është gëzimi i përshtatshëm në ditë të tilla? Zakonisht, ditët përkujtimore janë ditë të shënuara për të rikujtuar ngjarjet e luftës, sakrificës dhe vdekjes. Ne mendojmë ose lexojmë për tensionet, humbjet, jetët e thyera, shkatërrimet e tmerrshme; për njerëzit që kanë humbur krahë e këmbë dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Mund të shikojmë fotografi të shtëpive ose qyteteve tërësisht të shkatërruara në gërmadha. Si mund të jemi të gëzuar në një ditë të tillë, në të cilën rikujtojmë ngjarje tmerrësisht të trishta!?
Gëzimi nuk vjen duke rikujtuar gjëra të trishtueshme. Ai vjen kur mendojmë se si Perëndia i ktheu ato ditë errësire në dritë dhe se si Ai e ka kthyer pikëllimin në gëzim. Nuk duhet të fokusohemi vetëm në atë që ka ndodhur në të kaluarën, por edhe në atë që ka ndodhur që atëherë deri në ditët e sotme, dhe çfarë bekimesh përjetojmë sot me anë të hirit të Perëndisë.
Disa vite më parë vizitova fushëbetejat e Belgjikës, ku mijëra ushtarë vdiqën në Luftën e Dytë Botërore. Historitë e atyre betejave janë shumë të trishtueshme. Por kur vizitova zonën, pashë lule që lulëzonin në lëndinat e bukura; shtëpitë e restauruara, fermat e rregulluara, lopët që kullotnin në paqe dhe fëmijët që ecnin drejt shkollës. Perëndia u ka dhënë fund atyre ditëve të errëta të luftës dhe ka sjellë sërish paqe. Sigurisht, kjo është një arsye për t’u gëzuar. Perëndia, në mëshirën e tij, i ka ndryshuar ditë kaq të errëta në ditë të mira, të cilat ne i shijojmë natyrshëm.
Por përse duhet të bëhet një ligj i tillë për një ditë përkujtimore siç bënë Mardokeu dhe Esteri? Me shumë gjasa, pa atë ligj, përpara se të kalonin pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë vite, nipat e atyre judenjve nuk do t’i mbanin mend veprat e mrekullueshme të Perëndisë. Kjo do të ishte një histori e harruar.
Kjo po ndodh edhe në jetën tuaj. Sa njohuri keni për Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ose për luftëra të tjera që kanë shpërthyer në vendin tuaj? Gjyshërit tuaj mund të kenë vuajtur shumë, mbase në ato luftëra kanë humbur prindërit e tyre, vëllezërit apo motrat. E mbase ju as nuk e dini këtë gjë, jo më ta kujtoni! Ja pse fjalët “Do t’i kujtojmë ata” janë shumë të përshtatshme. Nëse akoma i keni gjyshërit tuaj, merrni kohë që t’i pyesni për gjëra që nuk duhet t’i “harroni” në lidhje me mëshirat e Perëndisë që po i përjetoni sot.
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Pray for Japan

A Child's Guide To: Being Followers of Jesus

Thrive: Discovering Joy in the Trenches of Military Life

The Only Way Forward Is Back by Jackson TerKeurst

Permission Granted

From Seed to Success: A 14-Day Journey of Faith, Growth & Fruit

1 + 2 Peter | Reading Plan + Study Questions

After the Cross

1 + 2 Thessalonians | Reading Plan + Study Questions
