YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 55 OF 57

Ester 9:20-28

Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë judenjve që ishin në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, afër dhe larg,

për t’i urdhëruar të kremtonin çdo vit ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit të adarit,

si ditët gjatë të cilave judenjtë patën pushim nga sulmet e armiqve të tyre dhe si muaji në të cilin dhembja e tyre u kthye në gëzim dhe zia në festë, dhe kështu ata t’i bënin ditë gostie e gëzimi, gjatë të cilave t’i dërgonin dhurata njëri-tjetrit dhe t’u bënin dhurata të varfërve.

Judenjtë u zotuan të respektonin atë që kishin filluar të bënin, ashtu si u kishte shkruar atyre Mardokeu.

Në fakt Hamani, bir i Hamedathas, agagitit, armiku i të gjithë judenjve, kishte komplotuar kundër judenjve për t’i shkatërruar dhe kishte hedhur Purin (domethënë kishte hedhur shortin), për t’i shfarosur dhe për t’i shkatërruar.

Por kur Esteri u paraqit para mbretit, ky urdhëroi me shkrim që komploti i keq që Hamani kishte kurdisur kundër judenjve të binte mbi kryet e vet dhe që ai dhe bijtë e tij të vareshin në trekëmbësh.

Prandaj ato ditë u quajtën Purim, nga fjala Pur. Në përshtatje, pra, me të gjitha ato që ishin shkruar në atë letër, me të gjitha ato që kishin parë lidhur me këtë dhe me ato që kishin ndodhur,

judenjtë vendosën të zotoheshin, pa iu shmangur për vete, për pasardhësit e tyre dhe për të gjithë ata që do të bashkoheshin me ta, të kremtonin çdo vit këto dy ditë sipas udhëzimeve të shkruara dhe kohës së caktuar.

Ato ditë duhet të kujtoheshin dhe të kremtoheshin brez pas brezi, në çdo familje, në çdo krahinë, në çdo qytet; në asnjë mënyrë judenjtë nuk duhet të hiqnin dorë nga kremtimi i këtyre ditëve të Purimit, dhe kujtimi i tyre nuk duhet të zhdukej te pasardhësit e tyre.

Do t’i kujtojmë gjithnjë.

“Do t’i kujtojmë ata” janë fjalët e shkruara në një poezi për ushtarët e Australisë dhe Zelandës së Re, të cilët vdiqën në Luftën e Parë Botërore. Shumica e kombeve në botë kanë një ditë përkujtimi çdo vit, për të kujtuar mijëra ushtarë që kanë vdekur në fushën e betejës, në vendet e tyre apo në vende të tjera.

Le të ndalemi sot për një çast e të kujtojmë mirësinë e Perëndisë, që nxit njerëz të sakrifikojnë gjërat që kanë, madje dhe jetën e tyre, për të na sjellë lirinë dhe bekimet. Kërkojuni prindërve tuaj nëse mund t’ju çojnë te varrezat e dëshmorëve të vdekur në betejë ose te përkujtimorja që u kushtohet atyre. Le të mos harrojmë ta falënderojmë Perëndinë për lirinë që përjetojmë sot.

Day 54Day 56

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More