Ura për tek EsteriSample

Ester 9:6-10
Në qytetin e Suzas judenjtë vranë dhe shfarosën pesëqind njerëz;
vranë edhe Parshandathan, Dalfonin, Aspathan,
Porathan, Adalian, Aridathan,
Parmashtan, Arisain, Aridain dhe Vajezathan,
dhjetë bijtë e Hamanit, birit të Hamedathas, armiku i judenjve, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
Faqja tjetër
Drita ishte jeshile për të dyja anët: persianët dhe judenjtë ishin të lejuar të luftonin kundër njëri-tjetrit. Në fund të ditës, pesëqind burra persianë u gjendën të vdekur në kryeqytet. Por judenjtë ishin në gjendje të mbronin veten kundër sulmeve të armiqve të tyre.
Vini re se si ata bënë vetëm këtë gjë – ata luftuan vetëm kundër atyre që i sulmuan. Sipas ligjit, ata lejoheshin të vrisnin edhe gratë dhe fëmijët, por ata nuk e bënë këtë. Ata kishin leje të merrnin edhe zotërimet e tyre: shtëpitë, bizneset dhe pasuritë e atyre që kishin vrarë. Por ata nuk vunë dorë në mallin e tyre. Judenjtë bënë gjënë e duhur. Edhe ne jemi të lejuar të mbrojmë veten. Te Mateu 5, Zoti Jezus na mëson që kur dikush na godet në njërën faqe, atëherë nuk duhet t’i rezistojmë së keqes, por t’ia kthejmë edhe faqen tjetër. Ai nuk na ndalon të mbrohemi, por Ai na mëson se si duhet të sillemi ndaj atyre që na lëndojnë.
Ju mundeni dhe duhet të mbroni vetveten, familjen dhe vendin tuaj kundër gjërave të gabuara; por ju nuk mund të hakmerreni! Judenjtë në Persi nuk vranë më shumë se ishte e nevojshme dhe as nuk plaçkitën e shkatërruan.
Një ilustrim tjetër i mësimit të Jezusit ndodhi në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Forcat Aleate dhe pjesa e mbetur e judenjve nuk i vendosën gjermanët në kampe përqendrimi për t’i vrarë, edhe pse gjermanët kishin trajtuar miliona njerëz në atë mënyrë. Ata u kthyen gjermanëve “faqen tjetër”, ndërsa refuzuan të hakmerreshin; në vend të kësaj, ashtu sikurse i kishte udhëzuar Jezusi, ata e ndihmuan armikun të rindërtonte vendin e vet.
Pra nëse dikush ju lëndon, nuk duhet ta lejoni këtë gjë. Ju mund të rezistoni duke u mbrojtur ose duke kërkuar ndihmë. Por kur dikush ju fyen ose ju lëndon, Perëndia ju ndalon që t’ia ktheni në të njëjtën mënyrë. Natyrisht, ju jeni gati ta rrëzoni dikë që ju rrëzon, apo jo? Ose kur një shok klase ju përqesh me emra të papërshtatshëm, nuk është e vështirë të mendosh që edhe t’i mund t’ia kthesh me të njëjtën monedhë, por vështirësia e vërtetë është të mos ia kthesh! Perëndia dëshiron që ju të bëni diçka që është edhe më e vështirë: Ai pret që ju t’ia ktheni në mënyrë të sjellshme dhe të dashur. E vështirë, apo jo? Po. Madje e pamundur! Pa Frymën e Krishtit që jeton në zemrën tuaj, ju nuk do të mund të jeni kurrë të tillë. Kjo shkon tërësisht në kundërshtim me shpirtin e shëmtuar që jeton në zemrën tënde të ligë.
Kjo është bukuria e hirit të fuqishëm të Perëndisë kur vepron te njerëzit. Ai mund të na transformojë nga njerëz që i luftojnë dhe “kafshojnë” të tjerët, në paqebërës. Një mënyrë se si të bësh paqe, madje edhe me armiqtë e tu, është jo vetëm duke refuzuar të godasësh kur të godasin, por edhe duke qenë miqësor.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Boundaries: A Biblical Perspective

Holy Spirit - Breath of God

From Empty to Overflow: Simple, Science-Based Strategies for Those Who Serve

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Unboxed: Built on Purpose

Dear Black Woman, You Are Not Alone in Your Grief

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Love at Work
