YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 51 OF 57

Ester 9:2-5

Judenjtë u mblodhën në qytetet e tyre, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t’u bënin keq; dhe askush nuk mundi t’u rezistonte atyre, sepse tmerri i judenjve i kishte zënë tërë popujt.

Tërë krerët e krahinave, satrapët, qeveritarët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i përkrahën judenjtë, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zënë.

Në fakt Mardokeu ishte i madh në pallatin e mbretit dhe fama e tij përhapej në të gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bëhej gjithnjë më i madh.

Kështu judenjtë goditën tërë armiqtë e tyre, duke i kaluar në tehun e shpatës dhe duke kryer një kërdi dhe një shkatërrim të madh; u sollën si deshën me armiqtë e tyre.

Kameleoni

A e keni parë ndonjëherë një kameleon? Kjo hardhucë e jashtëzakonshme mund të ndryshojë ngjyrën. Kur rreth tij ka shumë gjelbërim, ai mund të bëhet i gjelbër. Nëse zë vend dhe ulet mbi diçka me ngjyrë kafe, ai kthehet në ngjyrë kafe. Perëndia ia dha atij këtë aftësi të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Kur ai përzihet mirë me hapësirën ku jeton, armiqtë e tij e kanë më të vështirë të gjejnë ushqimin, vaktin e tyre.

A vepruan këta punëtorë të qeverisë si kameleonë? Në vargun 3 vëmë re se ata ndryshuan krah. Patjetër, ishte një gjë e mirë që mbështetën Mardokeun dhe judenjtë në mbrojtjen e tyre kundër sulmuesve të tyre. Por nëse e bënë këtë gjë vetëm sepse e kuptuan që ishte më e sigurt për ata, duke qenë se judeu Mardokeu ishte shefi i tyre, atëherë motivet e tyre nuk ishin të drejta. Ne nuk mund t’i gjykojmë ata, por mund të nxjerrim një mësim prej kësaj gjëje.

Ju mund të ndesheni me situata të ndryshme në shkollë, mbase me miqtë ose fqinjët tuaj, e më vonë në universitet apo vendin tuaj të punës, ku jo të gjithë janë të krishterë. Tundimi që të bëheni si një kameleon mund të jetë shumë tërheqës. “Pse të lutem siç bëj zakonisht? A nuk mund të lutem po aq mirë me sytë hapur përpara se të ha? Dhe nëse dikush bën një shaka të keqe, thjesht do të bëj sikur nuk e kam dëgjuar. Për aq kohë sa nuk jam pjesë e asaj bisede pa respekt në lidhje me mësuesit, nuk ka problem nëse jam i pranishëm.”

Krahasojeni atë sjellje me sjelljen e tre të rinjve te Danieli 3. Mbreti i tyre i urdhëroi: “Bini përmbys para figurës ose do të digjeni në një furrë të ndezur”. Sa lehtë mund të ishin përzier me të tjerët, duke u përulur përpara figurës prej ari! Atyre nuk iu kërkua ta mallkonin Perëndinë me gojën e tyre. Do të kishte qenë e lehtë për ta, që thjesht të përuleshin në gjunjët e tyre pa adhuruar në të vërtetë. Por me anë të hirit të Perëndisë, ata nuk u përulën apo nuk u përzien me turmën, që të fitonin favorin e mbretit tokësor. Është e mahnitshme se si ata zgjodhën Perëndinë mbi jetët e tyre!

A do të jeni si ata dhe t’i besoni Perëndisë në situata shumë më pak të dhimbshme? Perëndia nuk ju krijoi të jeni një kameleon. Ai ju krijoi të jeni mbajtësi i imazhit të Tij.

Day 50Day 52

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More