YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 284 OF 366


Pasazhi më i mirë nga të gjithë

Të cilin [Jezusin] e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin. (Romakëve 3:25-26)

Romakëve 3:25-26 mund të jenë vargjet më të rëndësishme në Bibël.

Perëndia është krejtësisht i drejtë! Dhe Ai i drejtëson të paudhët! Vërtet? Një gjykatës i drejtë që shfajëson fajtorin!

Jo ose/ose. Të dyja! Ai e shfajëson fajtorin, por vetë nuk është fajtor kur e bën këtë. Ky është lajmi më i mirë në gjithë botën!

  • “Atë, që nuk njihte mëkat [Perëndia] e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të” (2 e Korintasve 5:21). Ai merr mëkatin tonë. Ne marrim drejtësinë e Tij.
  • “Duke dërguar birin e tij në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish” (Romakëve 8:3). Në mishin e kujt? Në atë të Krishtit. Mëkati i kujt u dënua në atë mish? Mëkati ynë. Atëherë për ne nuk ka më asnjë dënim!
  • “[Krishti] i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit.” (1 e Pjetrit 2:24)
  • “Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia” (1 e Pjetrit 3:18)
  • “Sepse, nëse jemi bërë një me Krishtin në një vdekje të njëjtë me të tijën, do të jemi një edhe në ringjalljen e tij.” (Romakëve 6:5)

Nëse lajmi më i tmerrshëm në botë është që kemi rënë nën dënimin e Krijuesit tonë dhe që nga karakteri i Tij i drejtë Ai është i detyruar ta ruajë vlerën e lavdisë së Tij duke derdhur zemërim të përjetshëm mbi mëkatin tonë...

...Atëherë lajmi më i mirë në të gjithë botën (ungjilli!) është që Perëndia ka dekretuar dhe ka hapur një udhë shpëtimi, e cila gjithashtu e lartëson vlerën e lavdisë së Tij, nderin e Birit të Tij, dhe shpëtimin e përjetshëm të të zgjedhurve të Tij. Jezu Krishti erdhi në botë të shpëtojë mëkatarët.