Solid Joys ShqipSample

Planifiko për lutjen
“Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe të bëheni dishepujt e mi... Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.” (Gjoni 15:7-8, 11)
Lutja ndjek gëzimin në bashkësinë e frytshme me Jezusin, në njohjen se Perëndia përlëvdohet kur ne japim fryt si përgjigje ndaj lutjes. Pse fëmijët e Perëndisë dështojnë aq shpesh të kenë zakone të rregullta dhe të lumtura të lutjes së frytshme?
Nëse nuk gabohem, një arsye është se nuk planifikojmë të lutemi, jo se nuk duam të lutemi.
Nëse do që të kalosh katër javë pushime, nuk zgjohesh një mëngjes dhe i thua vetes: “Hej, le të shkojmë sot!” Asgjë nuk do të jetë gati. Nuk do ta dish se ku të shkosh. Nuk ke planifikuar asgjë.
Ama kjo është mënyra se si shumë prej nesh e trajtojmë lutjen. Zgjohemi ditë pas dite dhe kuptojmë që kohët e konsiderueshme të lutjes duhet të jenë pjesë e jetës tonë, por asgjë nuk është gati.
Ne nuk e dimë ku të shkojmë. Asgjë nuk është planifikuar. Nuk kemi kohë. Nuk kemi një vend. Nuk kemi një procedurë. Të gjithë e dimë se e kundërta e planifikimit nuk është rrjedha e mrekullueshme, e thellë dhe spontane e përjetimeve në lutje. E kundërta e planifikimit është rutina e vjetër.
Nëse nuk planifikon një kohë pushimesh, ka gjasa që do të qëndrosh në shtëpi dhe do të shohësh televizor. Rrjedha e natyrshme dhe e paplanifikuar e jetës frymërore bie në nivelin më të ulët të gjallërisë. Ka një garë që duhet vrapuar dhe një luftë që duhet luftuar. Nëse dëshiron ripërtëritje në jetën tënde të lutjes, duhet të planifikosh që ta shohësh këtë gjë.
Prandaj, nxitja ime e thjeshtë është kjo: Le të kalojmë kohë pikërisht sot për t’i menduar sërish përparësitë tona dhe se çfarë vendi zë lutja. Bëj një zotim të ri. Provo një aventurë të re me Perëndinë. Cakto një kohë. Cakto një vend. Zgjidh një pjesë nga Shkrimi që të të drejtojë.
Mos u tiranizo nga presioni i ditëve të ngjeshura. Të gjithë kemi nevojë për korrigjim drejtimi kur jemi në udhë e sipër. Bëje këtë ditë, ditën kur do t’i kthehesh lutjes–për lavdinë e Perëndisë dhe për plotësinë e gëzimit tënd.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

40 Rockets Tips - Workplace Evangelism (31-37)

Messengers of the Gospel

Multivitamins - Fuel Your Faith in 5-Minutes (Pt. 3)

Connecting With the Heart of Your Child

Peter, James, and John – 3-Day Devotional

Sowing God's Word

Moses: A Journey of Faith and Freedom

Built for Impact

A Mother's Heart
