YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 269 OF 366


Jeta varet nga Fjala e Perëndisë

U tha atyre: “Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t’ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë tërë fjalët e këtij ligji. Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin.” (Ligji i Përtërirë 32:46-47)

Fjala e Perëndisë nuk është e pavlerë; ajo është çështje jete a vdekje. Nëse i trajton Shkrimet si të parëndësishme ose si fjalë boshe, ti po humbet jetën tënde.

Madje edhe jeta jonë fizike varet nga fjala e Perëndisë, sepse ne u krijuam nga fjala e Tij (Psalmi 33:6; Hebrenjve 11:3), dhe Ai është “duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij” (Hebrenjve 1:3).

Jeta jonë frymërore fillon nga fjala e Perëndisë: “Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës” (Jakobi 1:18). “Të rilindur… me anë të fjalës së gjallë të Perëndisë, që mbetet përjetë” (1 e Pjetrit 1:23).

Jo vetëm që fillojmë të jetojmë nga fjala e Perëndisë, por gjithashtu vazhdojmë të jetojmë nga fjala e Tij: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë” (Mateu 4:4; Ligji i Përtërirë 8:3).

Prandaj, jeta jonë fizike është krijuar dhe mbahet gjallë nga fjala e Perëndisë, dhe jeta jonë frymërore është gjallëruar dhe mbështetet te fjala e Tij. Sa shumë histori mund të mbledhim për të dhënë dëshmi për fuqinë jetëdhënëse të fjalës së Perëndisë!

Është e vërtetë që Bibla nuk është “fjalë e pavlerë për ju”–ajo është jeta juaj! Themeli i gjithë gëzimit është jetë. Asgjë nuk është më themelore sesa vetë ekzistenca–krijimi dhe ruajtja jonë.

E gjithë kjo i atribuohet fuqisë së fjalës së Perëndisë. Me të njëjtën fuqi, Ai ka folur në Shkrime për krijimin dhe mbështetjen e jetës tënde frymërore. Prandaj, Bibla nuk është një fjalë e pavlerë, por vetë jeta jote–ajo është themeli dhe lënda djegëse e gëzimit tënd!