YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 127 OF 366

Njohuria më e qartë sjell gëzim më të madh

Atëherë tërë populli shkoi... të kremtojë me hare të madhe, sepse ata i kishin kuptuar fjalët që u ishin shpjeguar. (Nehemia 8:12)

I vetmi gëzim që reflekton vlerën e Perëndisë dhe shprehet bujarisht në dashurinë që përlëvdon Perëndinë, është gëzimi i rrënjosur në njohurinë e Perëndisë. Nëse njohuria jonë është e vogël apo e mangët, gëzimi ynë do të jetë një jehonë e dobët e përsosmërisë së vërtetë të Perëndisë.

Përjetimi i Izraelit te Nehemia 8:12 është një model se si gëzimi që e lavdëron Perëndinë, ndodh në zemrën tonë. Ezdra u kishte lexuar njerëzve fjalën e Perëndisë dhe levitët ua kishin shpjeguar atë. Pastaj njerëzit u larguan “të kremtojnë me hare të madhe”.

Ky kremtim me hare të madhe ndodhi, sepse ata i kishin kuptuar fjalët—fjalët e vërteta të Perëndisë.

Shumica prej nesh e kemi shijuar këtë përjetim në zemrën që na digjej nga gëzimi kur fjala e Perëndisë u hap para nesh (Luka 24:32). Jezusi tha dy herë se i mësoi dishepujt për hir të gëzimit të tyre.

  • Gjoni 15:11: “Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.”
  • Gjoni 17:13: “I flas këto gjëra në botë, që të kenë gëzimin tim plotësisht në veten e tyre.”

Gjëja kryesore që shohim, është vetë Zoti—vetë Perëndia —që e ofron veten e Tij për ta njohur dhe për ta shijuar. “Në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së Zotit” (1 i Samuelit 3:21).

Ideja është që nëse gëzimi ynë do të reflektojë lavdinë e Perëndisë, atëherë ai duhet të rrjedhë nga njohuria e vërtetë se si Perëndia është i lavdishëm. Nëse duam që ta shijojmë ashtu si duhet Perëndinë, duhet ta njohim Atë me të vërtetë.

Scripture