Solid Joys ShqipSample

Çfarë do të thotë ta duash Perëndinë
O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde. (Psalmi 63:1-2)
Vetëm Perëndia do ta kënaqë një zemër si ajo e Davidit. Dhe Davidi ishte një njeri sipas zemrës së vetë Perëndisë. Edhe ne u krijuam që të jemi kështu.
Thelbi i asaj se çfarë do të thotë ta duash Perëndinë është: të jesh i kënaqur në Të. Në Të—jo thjesht në dhuratat e Tij, por në vetë Perëndinë, si personi i lavdishëm!
Dashuria për Perëndinë do të përfshijë bindjen ndaj të gjitha urdhërimeve të Tij; do të përfshijë besimin në gjithë fjalën e Tij; do të përfshijë falënderimin për të gjitha dhuratat e Tij. Por të gjitha këto janë rrjedhoja. Thelbi i dashurisë për Perëndinë është admirimi dhe kënaqësia që gjejmë në gjithçka që Ai është. Dhe është kjo kënaqësi me Perëndinë që i bën të gjitha reagimet tona të tjera të jenë vërtet përlëvduese për të.
Të gjithë ne e dimë këtë gjë me intuitë, por dhe nga Shkrimi. A ndihemi më tepër të nderuar nga dashuria e atyre që na shërbejnë nga ndjenja e detyrës, apo nga kënaqësitë e bashkësisë?
Bashkëshortja ime nderohet më tepër kur unë them: “Lumturohem kur kaloj kohë me ty.” Lumturia ime është një jehonë e vlerës së saj. E njëjta gjë është edhe me Perëndinë. Ai përlëvdohet më tepër në ne, kur ne kënaqemi më tepër në Të.
Asnjëri prej nesh nuk ka arritur të ndiejë kënaqësinë e përsosur në Perëndinë. Shpesh vajtoj për murmuritjen e zemrës time kur humbas ndonjë rehati apo lehtësi tokësore. Megjithatë unë kam shijuar që Zoti është i mirë. Përmes hirit të Perëndisë, unë e njoh tani burimin e gëzimit të përjetshëm.
Prandaj më pëlqen t’i kaloj ditët duke i tërhequr njerëzit drejt gëzimit derisa ata të thonë bashkë me mua: “Për një gjë iu luta Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në Shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:4).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Shine Bright: 3 Days of Optimism

Hebrews Part 2: Selfish Christianity

Restoring Eden: How to Grow Spiritually Without Growing Weary

12 Basic Christian Doctrines

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Stepping Into God's Promises

HABITS: Becoming Who God Made You to Be

Nebuchadnezzar's Statue: Sunday Head, Monday Feet

Walking in God's Presence
