YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 129 OF 366

Të kënaqur me porositë e Tij

Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të mbajmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda. Sepse gjithçka që ka lindur prej Perëndisë e mund botën; dhe kjo është fitorja, që e mundi botën: besimi ynë. Cili është ai, që e mund botën, veçse ai që beson se Jezusi është Biri i Perëndisë? (1 e Gjonit 5:3-5).

Në këto vargje, është e qartë se të jesh i lindur sërish—i rilindur nga Perëndia—i kthen urdhërimet e Perëndisë nga rëndesë në kënaqësi. Si funksionon kjo?

Si kthehen urdhërimet e Perëndisë nga barrë në kënaqësi përmes të lindurit sërish?

Apostulli Gjon thotë: “Kjo është fitorja, që e mundi botën: besimi ynë” (1 e Gjonit 5:4). Me fjalë të tjera, mënyra se si të rilindurit nga Perëndia e mund ndjesinë e botës që urdhërimet e Perëndisë janë të rënda, është përmes prodhimit të besimit. Kjo konfirmohet te 1 e Gjonit 5:1, i cili fjalë për fjalë thotë: “Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur prej Perëndisë.”

Besimi është prova që ne kemi lindur nga Perëndia. Ne nuk e rilindim veten duke vendosur të besojmë. Perëndia krijon gatishmërinë për të besuar duke bërë që ne të lindim sërish. Siç tha edhe Pjetri në letrën e tij të parë, Perëndia “na rilindi për një shpresë të gjallë” (1 e Pjetrit 1:3). Shpresa jonë e gjallë, ose besimi në hirin e ardhshëm, është vepër e Perëndisë përmes lindjes së re.

Prandaj, kur Gjoni thotë: “Sepse gjithçka që ka lindur prej Perëndisë e mund botën,” dhe pastaj shton: “Dhe kjo është fitorja, që e mundi botën: besimi ynë” (1 e Gjonit 5:4), mendoj se po thotë që, përmes lindjes së re, Perëndia na aftëson që ta mundim botën—domethënë, ta mundim mosprirjen tonë sipas botës për t’i mbajtur urdhërimet e Perëndisë. Lindja e re e bën këtë duke krijuar besim. Është e qartë se ajo përfshin një prirje për t’u kënaqur me urdhërimet e Perëndisë, në vend që të frenohesh prej tyre dhe kështu t’i konsiderosh ato si të rënda.

Prandaj, është besimi ai që e mund armiqësinë tonë të brendshme ndaj Perëndisë dhe vullnetit të tij, dhe na çliron që t’i mbajmë urdhërimet e tij dhe të themi bashkë me psalmistin: “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd” (Psalmi 40:8).

Scripture