Rezoluta Biblike预览

Rezoluta Biblike

15天中的第5天

Dita 5 | Lexoni nga Hebrenjve 10:19-25

Adhuroni rregullisht

“...pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa...” (v.25)

Këtë mëngjes të diele, disa njerëz u zgjuan në pjesë të botës ku është e paligjshme të mblidhesh dhe e të adhurosh në publik. Të tjerë janë zgjuar në burg me mundësi të kufizuara për të adhuruar. Shumica janë zgjuar me lirinë dhe mundësinë për të shkuar në kishë. Nëse është e mundur, a po përfitoni nga kjo mundësi, apo e keni lënë zakonin për të adhuruar rregullisht?

Pasazhi i sotëm na kujton se edhe në vitet e kishës së hershme, jo shumë kohë pasi Fryma e Shenjtë erdhi ditën e Pentakostit dhe kur në mes të tyre po bëheshin mrekulli të dukshme, njerëzit e neglizhonin të mbledhurit bashkë. Edhe ata kishin nevojë për komunitetin e krishterë, ashtu si ne. Ne kemi nevojë që të marrim dhe të japim inkurajime (vv.24-25). Kemi nevojë që dikush të na mbajë të përgjegjshëm, ndërsa përballemi me tundime. Kisha është e përbërë nga njerëz mëkatarë, prandaj, nuk ka kishë të përsosur. Gjithsesi, Jezusi e themeloi Kishën e Tij dhe do që ne të jemi pjesë aktive e saj.

Pjesëmarrja në shërbesat e adhurimit në shumicën e vendeve po bie. Njerëzit kanë shumë arsye për këtë, por a janë arsye të vlefshme, apo zbulojnë prioritete të vendosura gabim? Nëse jeni prind, kur vendosni të mos përfshiheni në një kishë dhe e neglizhoni adhurimin e rregullt, kjo ndikon negativisht te mundësia e fëmijëve tuaj për të dëgjuar për Jezusin dhe për t’u rritur në besim. A ka ardhur koha që të vendoni të gjeni një kishë të fortë e të themeluar në Bibël, që do t’ju ndihmonte të donit Jezusin dhe të jetonit për të, si dhe të filloni të adhuroni rregullisht aty? —Steve Petroelje

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të ruani këndvështrimin e duhur për adhurimin dhe kishën.

读经计划介绍

Rezoluta Biblike

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.

More