Rezoluta Biblike预览

Dita 8 | Lexoni nga Mateu 18:21-35
Pendohuni dhe falni
“A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?". (v.33)
Ka kaluar një javë nga Viti i Ri dhe ka mundësi që të gjithë ne të kemi diçka për t’u penduar dhe dikë për të falur. Ne jemi njerëz të papërsosur dhe jetojmë në një botë të kalbur nga mëkati. Ashtu si shpesh jemi të ngadaltë për t’u penduar (të pranojmë që kemi gabuar ndaj Perëndisë apo të tjerëve), shpesh jemi të ngadaltë edhe për të falur të tjerët (nuk e falim mëkatin që kanë bërë, ose nuk jemi të gatshëm të harrojmë dhimbjen që na kanë shkaktuar.)
Te Mateu 18, Jezusi i adresohet pendimit dhe faljes. Në shëmbëlltyrë, zotëria e fali një shërbëtor që u pendua. Shërbëtori nga ana tjetër refuzoi të falte dikë që i kishte borxh, edhe pse borxhi ishte shumë herë më i pakët. Zotëria dëgjoi për këtë dhe, i tronditur dhe i trazuar, e qortoi shërbëtorin e tij të cilit i kishte dhënë hir (v.33). Ideja është kjo; ne duhet t’i rrëfejmë Perëndisë mëkatin tonë dhe ndërsa Ai na fal, edhe ne duhet të jemi të gatshëm të falim ata që kanë mëkatuar kundër nesh dhe janë penduar.
Ndërsa udhëtojmë pëgjatë vitit që kemi para, pendimi dhe falja janë dy veprime që duhet të vendosim t’i praktikojmë rregullisht. Ne duhet të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Perëndia dhe të tjerët kur gabojmë, duke nisur me fjalët “Më fal!” Ne mund t’i falim të tjerët, ashtu si Perëndia me hir na fal ne. Për çfarë duhet të pendoheni sot dhe kë do Perëndia që ju të falni? —Steve Petroelje
Ndërsa luteni, përdorni këto fjalë që Jezusi na mësoi te Lutja e Zotit: “Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.”
读经计划介绍

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
More