Rezoluta Biblike预览

Rezoluta Biblike

15天中的第9天

Dita 9 | Lexoni nga Gjoni 14:15-27

Mbështetuni te Fryma e Shenjtë

“Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës,...” (vv.16-17)

Mendoni për pajisjet që keni përdorur sot të cilat kërkojnë burim energjie, si ora me alarm, ekspresi i kafes, tharësja e flokëve, makina, kondicioneri apo telefoni. Besimtarët në Jezusin kanë një burim energjie që shpesh ne e marrim për të mirëqenë—Frymën e Shenjtë.

Te Gjoni 14, Jezusi premtoi se Ai nuk do të na linte vetëm, por do të dërgonte Frymën e së vërtetës për të na ndihmuar, këshilluar, bindur dhe pajisur. Ditën e Pentakostit, Fryma e Shenjtë erdhi me fuqi mbi dishepujt dhe i mbushi ata. Ai ende edhe sot vjen për të mbushur jetën e të gjithë atyre që pendohen dhe besojnë. Gjithsesi, shpesh, ne e minimizojmë rëndësinë e Frymës së Shenjtë. Krishtlindja dhe Pashka marrin shumë më tepër vëmendje se Pentakosti.

Në vitin që kemi para, si mund të krijoni një kuptueshmëri dhe një vlerësim më të madh për punën e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj? Një besimtar në Jezusin që nuk drejtohet nga Fryma e Shenjtë e humbet burimin e energjisë për të bërë një jetë të krishterë. Siç do ta shohim gjatë devocionit të nesërm, me ndihmën e Perëndisë ne duhet të jetojmë me anë të Frymës. Duke qenë marrës të fuqisë së Frymës së Shenjtë, ne mund të vëmë në praktikë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe të qëndrojmë të fortë në mes të tundimeve. Ashtu si gjërat elektronike mbështeten në burimin e energjisë, kushdo që beson në Jezusin ka nevojë për fuqinë e Frymës së Shenjtë për të jetuar me besnikëri dhe për të dhënë fryte. —Steve Petroelje

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të ndiqni drejtimin e Frymës.

读经计划介绍

Rezoluta Biblike

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.

More