Rezoluta Biblike预览

Rezoluta Biblike

15天中的第4天

Dita 4 | Lexoni nga Marku 1:29-39

Kaloni kohë në lutje

“Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.” (v.35)

Lutja është si gjimnastika. Ne e dimë që është e dobishme, por shumë herë nuk e bëjmë aq shpesh sa do të donim dhe jo gjithmonë e shohim menjëherë ndikimin e saj, por mund të jetë shumë shpërblyese. Lutja është mënyra kryesore për të komunikuar me Perëndinë. Përmes lutjes ne mund të adhurojmë, të rrëfejmë, të ndërmjetësojmë për të tjerët, të shprehim mirënjohjen dhe të kërkojmë ndihmën e Perëndisë.

Në pasazhin e sotëm, vini re ditën e ngarkuar që kishte Jezusi (vv.21-35). Ai mësoi, dëboi një frymë të papastër, shëroi vjehrrën e Pjetrit dhe i shërbeu një turme të madhe në mbrëmje. Jesusi kishte çdo arsye për të fjetur pak më shumë, por në vend të kësaj, Ai u çua kur ishte ende errët dhe gjeti një vend të qetë për t’u lutur. Jezusi na dha një model për t’u lutur me “Lutjen e Zotit” dhe pasqyroi përulësi në lutje në Kopshtin e Gjetsemanisë përpara se të vuante dhe të vdiste.—“Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!''. (Marku 14:36)

Ashtu si gjimnastika është thelbësore për mirëqenien tonë fizike, lutja është e nevojshme për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Çfarë hapash mund të ndërmerrni për t’u rritur në jetën tuaj në lutje? Lini një kohë të caktuar, bëni një listë me njerëzit për të cilët të luteni, jini të guximshëm, rrëfeni me sinqeritet dhe shprehni mirënjohje. Në vend që të përpiqeni të jetoni me forcat tuaja, lutuni dhe kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të jetoni për Të. —Steve Petroelje

Ndërsa luteni, jini të sinqertë me Perëndinë dhe kujtoni se “shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (Jakobi 5:16).

读经计划介绍

Rezoluta Biblike

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.

More