Rezoluta Biblike预览

Dita 15 | Lexoni nga 1 Korintasve 13:1-13
Hapi tjetër
“Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.” (v.13)
Shpresoj që kjo seri mbi rezolutat biblike t’ju ketë inkurajuar për të jetuar jetën e krishterë. Ndërsa përpiqeni të përfshiheni në një disiplinë shpirtërore, të jetoni si shërbëtor, të mbështeteni te Fryma e Shenjtë dhe të pasqyroni një mendësi si të Krishtit, le ta mbyllim këtë seri me disa rezoluta biblike themelore që vijnë nga goja e Jezusit.
Dy të parat vijnë nga Urdhërimi i Madh (Mat. 22:37-40): Duajeni Perëndinë dhe duajeni të afërmin tuaj (të tjerët) porsi vetveten. 1 Korintasve 13 bën një përkufizim të dashurisë dhe na kujton se dashuria është themeli mbi të cilin ndërtojmë.
Një tjetër urdhërim nga Jezusi vjen nga Porosia e Madhe (Mat. 28:18-20) Jezusi i udhëzon ndjekësit e Tij që të shkojnë dhe të bëjnë dishepuj. Përmes fjalëve tona, veprimeve, qëndrimeve dhe bashkëveprimeve, ne jemi thirrur të jetojmë si dëshmitarë për Jezus Krishtin.
Një tjetër udhëzim i Jezusit është të jemi kripë dhe dritë (Mat. 5:13-16). Përgjatë historisë, kripa është përdorur për të ruajtur ushqime dhe për të dhënë shije. Drita na jep udhëzime për të na ndihmuar që të shohim qartë; për shembull, dritat e natës, një far për anijet, dritat e pistës në aeroport. Ndërsa jetojmë për Jezusin, ne duhet të jemi kripë dhe dritë, të ruajmë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe t’u japim udhëzime atyre që janë të humbur shpirtërisht. Gjatë këtij viti, Perëndia ju dhëntë forcë përmes Frymës së Tij që ta doni Atë mbi çdo gjë tjetër, t’i doni njerëzit që ka sjellë në jetën tuaj, të përmbushni Porosinë e Madhe dhe të jetoni si kripë dhe si dritë.—Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të përmbushni çdo rezolutë biblike këtë vit.
读经计划介绍

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
More