Rezoluta Biblike预览

Rezoluta Biblike

15天中的第6天

Dita 6 | Lexoni nga Ligji i Përtërirë 5:10-16, Malakia 3:8-12

Jetoni si një shërbëtor

“Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre.“ (Ligji i Përtërirë 5:10)

Vargu kyç i sotëm nga Ligji i Përtërirë 5:10 u shkrua nga mbreti Solomon, një nga njerëzit më të pasur që ka jetuar. Pavarësisht pasurisë, ai e kuptoi që dashuria për paranë mund të na sjell pakënaqësi dhe të na bëjë të dëshirojmë më shumë. Ndërsa vazhdojmë serinë mbi rezolutat biblike, është mirë që gjithsecili prej nesh të kuptojë se si mund të jetojë më me efikasitet si shërbëtor. S’është gjë e keqe të jesh i pasur, por pasuria mund të bëhet idhull, që na bën të dëshirojmë më shumë për përfitime egoiste dhe jo që ta përdorim atë si një mjet për ta nderuar Perëndinë e për të bekuar të tjerët. Në vetvete paraja s’është e keqe, por mund të jetë “rrënja e gjithë të këqijave” (1 Timoteut 6:10). Paraja është një mjet dhe jo një qëllim.

Të jetosh si një administrues financash i krishterë do të thotë të jetosh duke e ditur se gjithçka i përket Perëndisë dhe se ne jemi vetëm kujdestarë për një kohë të caktuar. Mësimet biblike mbi të dhjetën në Dhjatën e Vjetër (Shikoni Lev. 27:30, Mal 3:8-12) dhe në Dhjatën e Re (Shikoni 1 Kor. 16:2, 2 Kor. 9:6-8) na kujtojnë që t’i kthejmë Perëndisë një pjesë të asaj që Ai na ka besuar (për punën e Mbretërisë së Perëndisë në dhe përmes kishës lokale).

Ndërsa mendoni për mirëqenien financiare, mund t’ju vijë në ndihmë të shikoni më me kujdes si i fitoni të ardhurat, shpenzimin e parave, të dhënit dhe kursimin (me mençuri e jo me lakmi). Si mund të vendosni që të jetoni si një administrues i asaj që ju ka besuar Perëndia? —Steve Petroelje

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për atë që ka siguruar dhe zotohuni të tregoheni bujarë.

读经计划介绍

Rezoluta Biblike

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.

More