Rezoluta Biblike预览

Dita 1| Lexoni nga Vajtimet 3:19-27
Një vit i ri
“...mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes;” (v: 22-23)
Fillimi i një viti të ri shpesh është një kohë reflektimi, vlerësimi dhe vendosje qëllimesh. Ashtu si mëshirat e Perëndisë“përtërihen çdo mëngjes” (v.23), edhe hiri dhe besnikëria e Perëndisë shtrihen përgjatë çdo viti të ri. Shumë njerëz e fillojnë vitin e ri me rezoluta, si për shembull, humbja në peshë, heqja dorë nga një ves i keq, shlyerja e një borxhi, të kaluarit sa më shumë kohë me ata që do, apo përvetësimi i një aftësie të re. Ndërsa fillojmë vitin 2025, 15 ditët e ardhshme do t’i kalojmë duke u përqendruar te rezolutat biblike. Rezolutat pasqyrojnë veprime dhe zakone që janë të rëndësishme për të jetuar një jetë të krishterë.
Nëse jeni ndjekës i Jezusit, Perëndia do që ju t’i përgjigjeni hirit dhe dashurisë së Tij duke u rritur në besim, duke e ndarë besimin tuaj dhe duke e jetuar atë. Mos zgjidhni vetëm një ose dy nga këto për t’i zbatuar. Kërkoni ndihmën e Perëndisë për ta jetuar çdo rezolutë. Duke e bërë këtë, do të afroheni më shumë me Perëndinë dhe do të përmbushni Porosinë e Madhe (Mateu 28:18-20) dhe Urdhërimin e Madh (22:37-39).
Edhe nëse këtë devocion po e lexoni vetë apo me të tjerë, dua t’ju inkurajoj që të merrni kohë pas çdo devocioni për të menduar dhe reflektuar mbi mënyra specifike se si mund ta vini në zbatim. Çdo ditë e çdo viti të ri është një mundësi për t’u rritur në besimin tuaj dhe për ta jetuar atë. Nuk mund ta ndryshoni të shkuarën, por me ndihmën e Perëndisë, mund t’i bëni realitet këto rezoluta biblike gjatë vitit që keni para. —Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të jetoni të vërtetën e Shkrimit gjatë vitit që keni para.
圣经
读经计划介绍

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
More