Rezoluta Biblike预览

Dita 7 | Lexoni nga 1 Thesalonikasve 5:11-18
Inkurajoni të tjerët
“Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin dhe ndërtoni njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni.“ (v.11)
Në varësi të vendit ku jetoni, mund ta gjeni veten në një kulturë që është konkurruese, e polarizuar dhe e stërlodhshme. Është e lehtë të shkurajohesh nga ritmi i furishëm i jetës, ndasitë që ekzistojnë dhe nga mënyrat se si njerëzit keqtrajtojnë njëri-tjetrin. Bota jonë ka nevojë për më shumë njerëz inkurajues.
Nëse keni pranë një njeri inkurajues në jetën tuaj, e dini që ai është dhuratë nga Perëndia. Një njeri inkurajues ju mbush me gëzim, ju ngre lart kur jeni të dekurajuar dhe ju ndërton. Sot nuk është e lehtë të jetosh si i krishterë dhe as në shekullin e parë s’ka qenë e lehtë. Në atë kohë, marrësit e letrës së Thesalonikasve, por dhe çdo besimtar në Jezusin që e ka lexuar më pas, është thirrur që të inkurajojë të tjerët. (v.11)
Kë mund të inkurajoni dhe si mund ta bëni? Tek 1 Thesalonikasve 5, apostulli Pal sugjeron që të inkurajojmë ata që janë në shërbesë, “zemërlëshuarit” dhe të “dobëtit” (vv.12-14). Mos ndaloni këtu, inkurajoni këdo që Perëndia ju sjell në jetë. Si pastor, kam marrë ankesa dhe kritika. Gjithashtu, kam marrë fjalë të mrekullueshme dhe pusulla inkurajimi dhe mbështetjeje. Inkurajimi është një bekim që më ndihmon të vazhdoj përpara me besnikëri, frytshmëri dhe këmbëngulje. Perëndia mund t’ju përdorë për t’i dhënë dikujt një dhuratë të mrekullueshme inkurajimi sot dhe në vitin në vazhdim. Nuk kërkon shumë kohë dhe para të bekoni dikë që Perëndia e ka sjellë në jetën tuaj. —Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju vendosë në mendje emrin e dikujt që ka nevojë për inkurajim. Pastaj vëreni në zbatim këtë dhe bekojeni ditën e këtij personi!
读经计划介绍

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
More