Rezoluta Biblike预览

Rezoluta Biblike

15天中的第10天

Dita 10 | Lexoni nga Galatasve 5:16-25

Të rrojmë në Frymë

“Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.“ (v.25)

Dje kujtuam dhuratën e mrekullueshme të Frymës së Shenjtë. Shumica e rezolutave biblike që po trajtojmë në këto 15 ditët e para të Vitit të Ri janë të vështira për t’i përmbushur. Për shkak të efekteve të mëkatit mbi qeniet njerëzore, ne jemi egoistë nga natyra, shpërqendrohemi lehtë dhe pavarësisht qëllimeve tona më të mira, shpesh heqim dorë nga rezolutat. Fryma e Shenjtë na fuqizon që të jetojmë në plotësi dhe besnikëri për Jezusin. Fryma e Perëndisë na ndihmon që të japim fryte shpirtërore dhetë kemi cilësi të karakterit e sjelljes që shprehin transformim të brendshëm (Gal. 5:22-23), në vend që t’i dorëzohemi dëshirave të mishit. Nuk është e lehtë. Te Mateu 26:41, Jezusi tha: “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse Fryma është gati, por mishi është i dobët''.

Gjatë leximit të sotëm nga Galatasve 5, mund të shohim ndryshimin mes të qenit i drejtuar nga mishi dhe të qenit i drejtuar nga Fryma e Shenjtë. Romakëve 8:5 na thotë: “Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.” Të jetuarit sipas mishit mund të na japë kënaqësi afatshkurtra, por të jetuarit sipas Frymës na çon drejt një jete më të mirë që e nderon Perëndinë. —Steve Petroelje

Ndërsa luteni, përdorni lutjen e Davidit te Psalmi 51:10-12: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës.”

读经计划介绍

Rezoluta Biblike

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.

More