Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

EtjeShembull

Etje

DITA 1 NGA 5

A ndihesh ndonjëherë bosh, sikur diçka mungon thellë brenda teje? Ke një ndjesi që duhet të ketë më shumë në jetë—më shumë dashuri, më shumë kuptim, më shumë qëllim?

Kjo nuk është thjesht një fazë kalimtare apo një mendim i rastësishëm. Kjo është zemra jote që po të flet. Është një etje që vjen nga Perëndia—një thirrje për t'u kthyer tek Ai.

Jeremia 29:13 (ALBB) 'Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.'

Udhëtimi fillon këtu.

Nëse ndjen një boshllëk, një mungesë që nuk mbushet me asgjë—po lexon planin e duhur. Ka një arsye pse zemra jote ka etje për diçka më shumë: për dashuri, për kuptim, për qëllim. Kjo nuk është rastësi. Kështu je krijuar.

Le të nisim së bashku një udhëtim për t’u rikthyer te Perëndia. Ky është një kthim drejt paqes, forcës dhe ngopjes që vetëm Ai mund të japë.

Brenda secilit prej nesh ndodhen disa etje të mëdha—për dashuri, për kuptim, për një qëllim. Këto nuk janë dobësi apo mangësi. Përkundrazi, ato tregojnë që jemi krijuar për diçka më shumë. Këto etje janë një pjesë e qëllimshme e mënyrës si na ka formuar Perëndiasi një udhëzim i brendshëm që na shtyn drejt Tij.

1. Etja për dashuri

Secili prej nesh ka një dëshirë të thellë për t'u ndjerë i dashur dhe për të dhënë dashuri. Është një nevojë që nuk shuhet thjesht me marrëdhënie të përkohshme apo pëlqime në rrjete sociale.

2. Etja për qëllim

Edhe kur ishim fëmijë, ëndërronim për të bërë diçka me jetën tonë. Pse? Sepse brenda nesh është një dëshirë për të pasur një qëllimpër të bërë ndryshim, për të pasur vlerë.

3. Etja për kuptim

Kur gjërat shkojnë keq, natyrshëm pyesim: “Pse po ndodh kjo?” Kjo nuk është dobësi. Është pjesë e asaj që jemime etje për të kuptuar jetën, dhimbjen, drejtimin. Kërkojmë përgjigje që shkojnë më thellë.

Tek Luka 15, Jezusi tregoi një histori për një djalë që u largua nga shtëpia për të kërkuar “më shumë”. Ai mendoi se liria dhe pasuria do ta ngopnin, por përfundoi i vetmuar, i zhgënjyer, në një vend ku as nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.

Në atë moment, ai mori një vendim: të kthehej në shtëpi. Dhe kur u kthye, babai i tij nuk e qortoi, nuk e refuzoipërkundrazi, e priti me krahë hapur, me gëzim dhe dashuri.

Kjo histori na tregon se Perëndia është si ai babai që është gjithmonë gati të na presë.

Ku po shkon për t’i shuar këto etje të mëdha të zemrës? Po i afrohesh Perëndisë, apo po përpiqesh t’i mbushësh me gjëra që nuk të ngopin kurrë?

Këto etje janë vendosur brenda teje nga Perëndia—vetëm Ai mund t’i shuajë plotësisht.

Lutje: “Perëndi, e pranoj që kam etje për më shumë—për dashuri, për kuptim, për një qëllim të vërtetë. Më ndihmo të mos largohem nga Ti duke i kërkuar gjetkë këto gjëra. Dua të kthehem te Ti. Amen.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Etje

A ndihesh ndonjëherë bosh, larg, i lodhur shpirtërisht apo i padashur? Ky plan është një udhëtim përmes etjeve më të thella të zemrës sonë – për dashuri, ndihmë, qëllim dhe jetë të vërtetë. Duke u frymëzuar nga historia prekëse e djalit plangprishës, ky plan të fton të kthehesh te Perëndia – aty ku gjen përqafim, shërim dhe një jetë të re. Shtëpia është më afër se mendon. Dhe dikush po të pret me krahë hapur.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al