Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 321 NGA 366


Kur jam në ankth

...duke hedhur gjithë merakun tuaj mbi të, sepse ai kujdeset për ju. (1 e Pjetrit 5:7)

Për çdo mëkat që tundohesh ta bësh dhe për çdo formë mosbesimi që të kap në befasi dhe të shkakton ankth, ka një premtim të përshtatshëm. Për shembull:

Kur jam i shqetësuar se jam i sëmurë, e luftoj mosbesimin me premtimin: “Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por ZOTI e çliron nga të gjitha” (Psalmi 34:19). Kështu, duke u dridhur, e përqafoj premtimin që thotë: “Shtrëngimi prodhon durimin, durimi përvojën dhe përvoja shpresën. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë” (Romakëve 5:3-5).

Kur jam i shqetësuar nga plakja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t’ju mbaj derisa të thinjeni” (Isaia 46:4).

Kur jam në ankth nga vdekja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij, sepse edhe nëse jetojmë, jetojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët” (Romakëve 14:7-9).

Kur jam në ankth se mund të përjetoj lundërthyerje në besim dhe të largohem nga Perëndia, e luftoj mosbesimin me premtimet që thonë: “Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6); dhe: “Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta” (Hebrenjve 7:25).

Prandaj, le të luftojmë me mosbesimin tonë, jo me njerëzit e tjerë. Mosbesimi i premtimeve të Perëndisë është rrënja e ankthit tonë, e cila vetë është rrënja e shumë mëkateve të tjera.

Pra, le t’i ngulim sytë tanë në premtimet e mëdha dhe shumë të çmuara të Perëndisë. Merr Biblën, kërkoji ndihmë Frymës së Shenjtë, ruaji premtimet në zemrën tënde dhe lufto luftën e drejtë të besimit–për të jetuar me besim në hirin e ardhshëm.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​