Solid Joys ShqipShembull

Ndryshimi është i mundur
Vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës. (Efesianëve 4:24)
Kuptimi i krishterimit është që ndryshimi është i mundur. Po flasim për një ndryshim të thellë dhe rrënjësor. Është e mundur të bëhesh zemërbutë kur dikur ishe i pandjeshëm dhe i ngurtë. Është e mundur që të mos mbizotërohesh më nga hidhërimi dhe zemërimi. Është e mundur që të bëhesh një person i dashur, pavarësisht se cili ka qenë sfondi yt.
Bibla e merr për të mirëqenë faktin që Perëndia është faktori vendimtar në procesin që na bën ata që duhet të jemi. Me një qartësi të mrekullueshme, Bibla thotë: “Le të hiqet tej nga ju... çdo mbrapshti” dhe jini “të përdëllyeshëm” (Efesianëve 4:31-32). Ajo nuk thotë: “Nëse mundeni…”, Oose:, “Nëse prindërit tuaj ishin të përdëllyeshëm…” apo:Ose, “Nëse nuk ju kanë abuzuar në mënyrë të tmerrshme…” Ajo thotë: “Jini... të përdëllyeshëm.”
Kjo e vërtetë është një gjë e mrekullueshme dhe. Kjo na çliron nga fatalizmi i tmerrshëm që thotë se ndryshimi është i pamundur për mua. Kjo e vërtetë më çliron nga pikëpamjet e ngurta që e bëjnë prejardhjen time të jetë fati im.
Urdhërimet e Perëndisë gjithmonë vijnë gjithmonë me një të vërtetë çliruese dhe jetëndryshuese, të cilën duhet ta besojmë. Për shembull:
- Perëndia na birësoi si fëmijët e Tij. Ne kjemi një At të ri dhe një familje të re. Kjo e vërtetë i thyen forcat fataliste të “origjinës së familjes tonë biologjike”. “Dhe mbi tokë mos quani askënd atin tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej” (Mateu 23:9).
- Perëndia na do si fëmijët e Tij. Ne jemi “bij të dashur” (Efesianëve 5:1). Urdhërimi për të imituar dashurinë e Perëndisë nuk qëndron i shkëputur, ai vjen me fuqi: “Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur.” “Dashuria!” është urdhërimi dhe të qenët të dashur nga Perëndia është fuqia.
- Perëndia na ka falur në Krishtin. Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin (Efesianëve 4:32). Ajo që Perëndia bëri në Krishtin është e fuqishme. Ajo e bën ndryshimin të mundur. Urdhërimi për të qenë zemërbutë ka të bëjë më tepër me atë që Perëndia bëri për ty sesa me atë qëtë bëri nëna apo babai yt. Ky lloj urdhërimi do të thotë që ti mund të ndryshosh.
- Krishti të deshi dhe e dha veten e Tij për ty. “Ec në dashuri, sikurse edhe Krishti [të] deshi” (Efesianëve 5:2). Urdhërimi vjen me një të vërtetë jetëndryshuese. “Krishti të deshi.” Në çastin kur ka një mundësi për të dashur dhe një zë të thotë: “Ti nuk je një person i dashur,” mund të thuash: “Dashuria e Krishtit për mua më bën një lloj të ri personi. Urdhërimi i tij për të dashur është po aq i mundur për mua aq sasaç është i vërtetë edhe premtimi i Ttij i dashurisë për mua.”
Mos ji fatalisht. Ji i krishterë. Ndryshimi është i mundur. Perëndia është i gjallë. Krishti është ringjallur. Premtimet janë të vërteta.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione