Solid Joys ShqipShembull

Gjashtë të vërteta se çfarë do të thotë të jesh në Krishtin
[Perëndia] që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara kohërave të përjetshme. (2 e Timoteut 1:9)
Të jesh “në Krishtin Jezus” është një realitet i mahnitshëm. Është jashtëzakonisht befasuese të jesh i bashkuar me Krishtin. I lidhur me Krishtin.
Nëse je “në Krishtin”, dëgjo se çfarë do të thotë kjo për ty:
1. Në Krishtin Jezus të është dhënë hir që para krijimit të botës. Letra e dytë e Timoteut 1:9: “sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara kohërave të përjetshme.”
2. Në Krishtin Jezus u zgjodhe prej Perëndisë që para krijimit. Efesianëve 1:4: “[Perëndia] na zgjodhi [ne] në të [Krishtin] përpara themelimit të botës.”
3. Në Krishtin Jezus, je dashur prej Perëndisë me një dashuri të pandashme. Romakëve 8:38-39: “Sepse jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqitë dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
4. Në Krishtin Jezus u shpengove dhe t’u falën të gjitha mëkatet. Efesianëve 1:7: “në të cilin [Krishtin] kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij.”
5. Në Krishtin Jezus je drejtësuar para Perëndisë dhe drejtësia e Tij në Krishtin të është llogaritur ty. Letra e dytë e Korintasve 5:21: “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”
6. Në KrishtinJezus je bërë një krijesë e re, një bir/bijë e Perëndisë. Letra e dytë e Korintasve 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja.” Galatasve 3:26: “sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit në Krishtin Jezus.”
Lutem që të mos lodhesh kurrë duke eksploruar dhe duke u mburrur me privilegjin e pamasë të të qenët “në Krishtin Jezus”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione