Solid Joys ShqipShembull

Luani dhe qengji
“Ja shërbëtori im, që e zgjodha; i dashuri im, që e pëlqen shpirti im. Do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpallë gjyqin kombeve. Nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe as nuk do ta dëgjojë dikush zërin e tij nëpër rrugë. Kallamin e përkulur nuk do ta thyejë dhe kandilin që bën tym nuk do ta shuajë, derisa ta çojë gjyqin në fitore. Dhe kombet do të shpresojnë në emrin e tij.” (Mateu 12:18-21, citim nga Isaia 42)
Vetë shpirti i Atit ngazëllon me gëzim për zemërbutësinë dhe dhembshurinë prej shërbëtori të Birit të Tij.
Kur një kallam është i përkulur dhe gati po thyhet, Shërbëtori do ta mbajë drejt e me butësi derisa të shërohet. Kur një kandil është duke lëshuar tym dhe zor se i ka mbetur pak zjarr, Shërbëtori nuk do ta fikë, por do ta mbulojë me dorën e tij dhe do t’i fryjë lehtë derisa të ndizet sërish.
Prandaj Ati thotë: “Ja shërbëtori im... që e pëlqen shpirti im!” Vlera dhe bukuria e Birit të Tij nuk vijnë vetëm nga madhështia e Tij, as vetëm nga zemërbutësia e Tij, por nga mënyra se si këto të dyja përzihen në raport të përsosur.
Te Zbulesa 5:2, kur engjëlli thërret: “Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?” përgjigjja është: “Mos qaj; ja, Luani i cili është prej fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij” (Zbulesa 5:5).
Perëndisë i pëlqen forca e Luanit të Judës. Ja pse ai është i denjë në sytë e Perëndisë për ta hapur pergamenën e historisë dhe për t’i shpalosur ditët e fundit.
Por tabloja nuk është e plotë. Si fitoi Luani? Vargu tjetër përshkruan dukjen e tij: “Në mes të fronit dhe të katër qenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, qëndronte një Qengj si i therur” (Zbulesa 5:6). Jezusi është i denjë për kënaqësinë e Atit jo vetëm si Luani i Judës, por edhe si Qengji i therur.
Kjo është lavdia e veçantë e Jezu Krishtit, Birit të mishëruar të Perëndisë–përzierja e mahnitshme e madhështisë dhe zemërbutësisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione