Solid Joys ShqipShembull

Jezusi do t’i shkelë të gjithë armiqtë tanë
Pastaj do të vijë fundi, kur ai do t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo sundim, çdo pushtet e fuqi. (1 e Korintasve 15:24)
Deri ku shtrihet mbretërimi i Krishtit?
Vargu pasardhës, 1 e Korintasve 15:25, thotë: “Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë nën këmbët e veta.” Fjala të gjithë na tregon shtrirjen e mbretërimit të Krishtit.
Të njëjtën gjë na tregon edhe fjala çdo në vargun 24: “Pastaj do të vijë fundi, kur ai do t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo sundim, çdo pushtet e fuqi.”
Nuk ka asnjë sëmundje, asnjë varësi, as demon, as zakon të keq, as faj, as ves, as dobësi, as shpërthim zemërimi, as gjendje të luhatur, as krenari, as keqardhje për veten, as përleshje, as xhelozi, as shthurje, as lakmi, apo përtaci, që Krishti të mos e mposhtë si armikun e nderit të Tij.
Inkurajimi në atë premtim është që, kur e ndan mendjen të bësh betejë me armiqtë e besimit dhe shenjtërisë tënde, ti nuk do të luftosh vetëm.
Jezu Krishti po i vë nën këmbët e Tij të gjithë armiqtë e Tij tani, në këtë epokë. Çdo sundim, çdo pushtet dhe çdo autoritet do të mposhtet.
Prandaj mbaj mend se shtrirja e mbretërimit të Krishtit arrin armiqtë më të vegjël dhe më të mëdhenj të lavdisë së Tij në jetën tënde dhe në gjithësi. Çdo armik do të mposhtet.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione