Solid Joys ShqipShembull

Çfarë do të thotë të bekosh Zotin
Beko, shpirti im, ZOTIN dhe gjithçka që është në mua të bekojë emrin e tij të shenjtë. (Psalmi 103:1)
Ky psalm fillon dhe mbaron me psalmistin, që i predikon shpirtit të tij të bekojë Zotin–“Beko, shpirti im, ZOTIN”–duke u predikuar engjëjve, ushtrive të qiellit dhe veprave të duarve të Perëndisë se dhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Bekoni ZOTIN ju, engjëj të tij
të pushtetshëm dhe të fortë,
që bëni atë që thotë Ai,
duke iu bindur zërit të fjalës së tij.
Bekoni ZOTIN ju, tërë ushtritë e tij,
ju tërë ministrat e tij,
që zbatoni vullnetin e tij.
Bekoni ZOTIN ju, të gjitha veprat e tij,
në të tëra vendet e sundimit të tij.
Shpirti im, beko ZOTIN!
(Psalmi 103:20-22)
Ky psalm përqendrohet fuqishëm në bekimin e Zotit. Çfarë do të thotë të bekosh Zotin?
Do të thotë të flasësh mirë për mirësinë dhe madhështinë e Tij–dhe ta thuash me gjithë shpirt.
Me fjalinë “Beko, shpirti im, Zotin” në vargun e parë dhe të fundit të këtij psalmi, Davidi po thotë se të folurit me vërtetësi për mirësinë dhe madhështinë e Perëndisë duhet të vijë nga shpirti.
Ta bekosh Perëndinë me gojë, por pa shpirt, është hipokrizi. Jezusi tha: “Ky popull më afrohet me gojën e tij dhe më nderon me buzë; por zemra e tyre është larg meje” (Mateu 15:8). Davidi e njeh këtë rrezik, ndaj i predikon vetes. Ai po i flet shpirtit të tij që të mos e lejojë këtë gjë.
“Eja, o shpirt, vështro madhështinë dhe mirësinë e Perëndisë! Bashkohu me gojën time dhe le të bekojmë Zotin me gjithë qenien tonë. Shpirt, nuk do të tregohemi hipokritë!”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione