Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 233 NGA 366


Jezusi është Ai që po kërkon

“Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” (Mateu 28:18-20)

Kapitulli i fundit i Mateut është një dritare e hapur, përmes së cilës shohim lindjen e lavdisë së Krishtit të ringjallur. Përmes saj, mund të shohim të paktën tri maja masive në vargmalin e karakterit të Krishtit: majën e pushtetit të Tij; majën e mirësisë së Tij; dhe majën e qëllimit të Tij.

I gjithë autoriteti i përket Krishtit–e drejta dhe pushteti për të bërë vullnetin e Tij. Ai e përdor pushtetin për arritjen e përmbushjes së qëllimit të Tij të palëkundur, që të bëjë dishepuj nga të gjitha kombet. Në këtë proces, Krishti tregohet personalisht i mirë me ne, duke na premtuar se do të jetë me ne deri në fund.

Ne të gjithë e dimë në zemrën tonë se, nëse Krishti i ringjallur do të na e kënaqë dëshirën për të admiruar madhështinë, atëherë Ai duhet të jetë pikërisht kështu. Madhështor në pushtet! Madhështor në mirësi! Madhështor në qëllim!

Njerëzit që janë tepër të dobët për të arritur qëllimet e tyre, nuk mund ta kënaqin dëshirën tonë për të admiruar madhështinë. Akoma më pak admirojmë ata, që nuk kanë asnjë qëllim në jetë. Madje fare pak ata, që kanë qëllime thjesht egoiste dhe pa mirësi.

Në thelb dëshirojmë të shohim dhe të njohim një Person me pushtet të pakufizuar, me mirësi të butë e me një qëllim të vetëm dhe të palëkundur.

Novelistët dhe poetët, regjisorët e filmave dhe skenaristët e televizioneve e njohin dhe pastaj krijojnë një hije të këtij Personi. Por ata nuk mund ta kënaqin dot ëndjen tonë për adhurim, ashtu sikurse numri i këtij muaji i revistës National Geografic nuk mund ta kënaqë dot ëndjen time për Kanionin e Madh.

Ne duhet të kemi të vërtetin. Ne duhet ta shohim Origjinën e gjithë pushtetit, mirësisë dhe qëllimit. Ne duhet të shohim dhe të adhurojmë Krishtin e ringjallur.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​